Ditë e shkëlqyer për ata që janë në një lidhje/ Zbuloni shenjat me fat

Ditë e shkëlqyer për ata që janë në një lidhje/ Zbuloni shenjat me fat

DASHI 21. mars - 20. prill

Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Me partnerin do dini te komunikoni dhe nuk do kërkoni gjera te tepruara. Beqaret do fiksohen keq pas dikujt dhe nuk do rreshtin se e joshuri me çdo lloj mënyrë. Me mire le te bëjnë pak durim sepse ai do shkoje tek ta ne një moment tjetër. Me financat duhet te bëni pak me shume ekonomi ne mënyrë qe edhe nesër situata te jete e mire.

DEMI 21. prill - 21. maj

Dite e shkëlqyer ka për te qene kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Debatet do shterojnë dhe reflektimi i gjate do ju beje te kërkoni falje te dy palët. Beqaret nuk do kenë nevoje ta kërkojnë shpirtin binjak sepse ai do ju shfaqet vete ne mënyrë te papritur. Ne planin financiar tregohuni pak te kursyer me shpenzimet ne mënyrë qe as me vone te mos ju lindin probleme.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Do ndodhin gjera te jashtëzakonshme sot ne jetën tuaj ne çift te cilat do ua shtojnë dëshirën për te hedhur hapa me tej. Për beqaret gjithashtu do jene te favorizuara takimet. Dilni me sa me shume persona dhe me vone bëni përzgjedhje. Ne planin financiar gjendja do përmirësohet me shume se asnjëherë me pare. E gjithë kjo fale perkujdesit te treguar se fundmi.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Gjate kësaj dite do jetoni ne një ambient shume te qete dhe euforik, Partneri do mundohet t’ua plotësojë dëshirat dhe do ju beje te ndiheni përherë te dashuruar. Beqaret do kenë aq shume njohje gjate kësaj dite saqë do e kenë vete ne dore zgjedhjen qe do bëjnë. Ne planin financiar keni për te kryer investime sepse situata ne te cilën ndodheni ua lejon një gjë te tille.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Gjate kësaj dite do keni mbështetjen e planetëve dhe do ndiheni me te gëzuar nga me pare. Nuk do ju mungoje as frymëzimi për te bere surpriza here pas here. Beqaret nuk do kenë me dyshime pe rate qe duan te bëjnë dhe do tentojnë me shume se asnjëherë. Gjendja financiare ka për te qene e mire dhe nuk do gjendeni ne situata te vështira. Mund t’iu shlyhen edhe disa borxhe.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Ju qe jeni ne një lidhje do jeni shume kërkues ndaj atij qe keni ne krah dhe ndonjëherë mund te bëheni edhe posesive. Kujdes sepse edhe durimi i tij e ka një kufi dhe mund ta humbni përgjithmonë nëse e teproni. Financat do jene shume te paqëndrueshme. Kujdes me çdo shpenzim sepse po filluan problemet zor se mund te përmirësohen me.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Sot do bëni te pamundurën ju dhe partneri për t'i zgjidhur njëherë e mire disa probleme qe ju kishin dale ne çift. Mbrëmja ka për te qene shume me e qete. Beqaret duhet te tregohen gjithmonë dyshues ne fillim ne mënyrë qe te mos lëndohen. Plutoni do ju ndihmoje me financat dhe gjendja do vije duke u përmirësuar shume shpejt. Do keni mundësi te bëni edhe disa investime.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Sot duhet te mbyllni një sy e një vesh ju te dashuruarit ne mënyrë qe te kaloni një dite te qete me partnerin. Po u fiksuat edhe pas detajeve me te vogla mund te keni debate te vazhdueshme. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te sakrifikojnë lirinë e tyre për te filluar një lidhje. Financat do dini si t'i menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për te mbetur goxha e mire.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Debatet do jene te forta dhe mund te ketë edhe ndonjë ndarje te përkohshme. Beqaret do kërkojnë gjera te pamundura dhe asnjë prej dëshirave nuk do mund t'iu realizohet. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë ekuilibri gjate gjithë kohës. Do jeni te vetëdijshëm qe duhet pasur tejet kujdes me shpenzimet.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Sot do gjeni mënyra shume origjinale për t'i shprehur ndjenjat ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do ngrohet me tepër. Beqaret gjithashtu do marrin deklarata te forta dashurie dhe do fillojnë lidhje te qëndrueshme. Ja ka vlejtur durimi deri me sot. Ne planin financiar do ndihmoheni mjaft nga familjaret dhe do e kaloni pa probleme ditën.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Dite me shume fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni as debatin me te vogël me partnerin dhe gjithë kohës do jeni te qete. Beqaret nuk do mundin dot t'i shpëtojnë dashurisë edhe sikur te mos duan. Për ta kane për te ndryshuar shume gjera. Për financat do jete një dite e qete dhe pa probleme serioze. Mundohuni te vazhdoni me te njëjtën strategji si kohet e fundit.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Do jeni shume kapricoze ju te dashuruarit dhe nuk do kënaqeni lehtësisht gjate kësaj dite. partnerit tuaj do i duhet durim qe gjerat te ecin mire. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa ndonjë takim te veçantë. D ju duhet ende te presin pak kohe. Ne planin financiar nuk do përballeni me surpriza te këqija, pasi keni ditur t'i bëni mire llogarite kohet e fundit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës