DASHI
Sot do kaloni një ditë shumë të bukur e të veçantë ju të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jetë e lulëzuar dhe buzëqeshja nuk do largohet asnjë çast nga fytyra. Beqarët do fiksohen pas disa personave që sapo janë divorcuar dhe do bëjnë të pamundurën për t'i afruar as vetes. Ekuilibrin buxhetor askush dhe asgjë nuk do mund ta prishe. Do kaloni një ditë të qetë.
DEMI
Jeta juaj në çift nuk do ketë ndonjë gjë të rëndësishme sot. Në përgjithësi do ndiheni të qetë dhe nuk do debatoni me atë që keni në krah. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë dhe gjithashtu nuk duhet t'i besojnë gjithkujt. Që financat të mos kenë probleme mbajini këmbët në tokë dhe shpenzoni gjithmonë duke bërë më parë llogari.
BINJAKET
Ju të dashuruarve do ju duhet të flisni sa me hapur me partnerin dhe të gjeni zgjidhje për problemet që ju kanë dalë. Nëse jeni vetëm do ju duhet të prisni edhe pak kohë para se të bëni ndryshime. Sot asnjë nga mundësitë që do iu jepet nuk është shumë e përshtatshme. Në planin financiar mos u tregoni aventurierë sepse shumë shpejt gjendja do ju rëndohet.
GAFORRJA
Do keni disa probleme të vogla në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe nuk do mund të jeni të qetë. Secili prej jush do ketë mendime të ndryshme dhe nuk do arrihet dot të gjendet gjuha e përbashkët. Ju beqarët do bëni gabime të pafalshme nëse hidhni hapa pa reflektuar më parë. Financat nuk do jenë problematike, por mund të bëhen të tilla nëse vazhdoni të shpenzoni pambarim.
LUANI
Pasioni do rikthehet fuqishëm sot në jetën tuaj në çift dhe gjatë gjithë kohës do përjetoni emocione të këndshme. Për asgjë nuk do mërziteni. Beqarëve do ju rishfaqen persona të cilët dikur i kanë dashur shumë, por nuk ua kanë shprehur asnjëherë ndjenjat. Sot mirë është të mos qëndrojnë në vend. Buxhetin do e menaxhimi në mënyrën më të mirë të mundshme.
VIRGJERESHA
Ka rrezik që problemet në çift të jenë edhe më të shumta gjatë kësaj dite dhe gjate gjithë kohës do ndiheni të trazuar. Disa mund të arrijnë edhe në ndarje përfundimtare. Beqarët nga ana tjetër do ndiejnë lumturinë që aq shumë kishin ëndërruar. Në planin financiar Urani do ndikojë negativisht dhe do e keni shumë të vështirë t'i mbani paratë në gjendje të qëndrueshme.
PESHORJA
Do jeni shumë më të dashur me partnerin tuaj sot dhe do i sqaroni njëherë e mirë disa probleme të vjetra. Çdo gjest i tij sot do ju pëlqejë. Beqarët nuk do ndihmohen aspak nga yjet dhe ka rrezik të mbeten ende të vetmuar. Sektori i financave do ketë ndryshime të rëndësishme. Do jeni më të organizuar dhe nuk do hidhni aspak hapa të gabuara.
AKREPI
Ditë tej mase e qëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni të logjikshëm të dyja palët dhe do zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vjetra. Ju beqarët do jeni pafundësisht të privilegjuar. Mund të keni edhe dashuri me shikim të parë atëherë kur nuk do e prisni. Sektori i financave nuk do jetë i shkëlqyer, por diçka më i mirë se dje.
SHIGJETARI
Sot do ju realizohen disa nga ëndrrat tuaja më të bukura dhe do arrini të rivendosin komunikimin me njëri-tjetrin. Për asnjë moment nuk do ju ndodhë asgjë e keqe. Beqarët do kenë goxha takime, por nëse nuk duan që jeta t'iu ndërlikohet mirë është të mos nxitohem. Në planin financiar problemet do jenë të vazhdueshme dhe gjithë kohës do ndiheni keq.
BRICJAPI
Edhe pse keni një lidhje sot ka rrezik t'i hidhni sytë diku tjetër. Mundohuni me çdo kusht ta frenoni veten sepse më pas pasojat do jenë të rënda. Beqarët do jenë ende duke u menduar për ato që do bëjnë dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Në planin financuar nuk do i gjykoni gjërat si duhet dhe me shumë gjasë do hidhni hapa të gabuara.
UJORI
Nëse keni një lidhje të fortë edhe dita e sotme ka për të ecur më së miri. Do jeni të logjikshëm dhe do dini si ta ktheni përherë situatën në favorin tuaj. Beqarët do ëndërrojnë shumë, por në fakt nuk do mund t'iu plotësohen dot të gjitha ëndrrat. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe nëse nuk doni të keni probleme më vonë. Duhet siguruar edhe e ardhmja.
PESHQIT
Çiftet më në fund do pajtohen pas disa zënkave të vazhdueshme që kanë pasur. Tashmë të dy palët do jene më të arsyeshëm dhe do i kuptojnë gabimet. Ju beqarët duhet të përgatiteni për momente të lumtura sot. Asgjë e keqe nuk ka për t'iu ndodhur kështu që lëreni veten sa më të lirë. Sektorit të financave duhet t'i përkushtoheni edhe më tepër.