Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës voton për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës voton për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Pas me shume se 3 orë diskutimesh shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në një votim historik i hapi rrugën anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Nga 171 deputetë, 131 votuan pro, 29 kundër dhe 11 abstenuan.

Gjatë votimit u rrëzuan amendamentet e propozuara nga Serbia që kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që morën fjalën e mbështetën anëtarësimin e Kosovës. 

Megjithatë, deputetët nga Franca thanë se do të ishte mirë që Kosova të bëjë hapat e parë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe para votimit final të ministrave në maj.

Çështja anëtarësimit të Kosovës në KiE tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Në fillim të seancës, raportuesja Dora Bakoyanis, u bëri thirrje të gjithë anëtarëve që të mbështesin këtë kërkesë, por ajo u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit e Serbisë.

Kryetarja e delegacionit serb, Biljana Pantiq Pilja, tha se nëse lejohet anëtarësimi i Kosovës pa themelimin e tij, Asociacioni nuk do të bëhet kurrë.

Por zonja Bakoyanis, nënvizoi përparimin që ka shënuar në disa çështje të rëndësishme Kosova, siç është vendimi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e manastirit të Deçanit, duke theksuar se çështja e Asociacionit duhet të zgjidhet në kuadër të bisedimeve Kosovë - Serbi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:33
Këta janë 29 deputetët që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

1713247799_kie.JPG

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Prej 29 deputetëve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, shtatë ishin nga Serbia, shtatë nga Spanja tre nga Hungaria, dy nga Franca, dy nga Bosnje Hercegovina, një nga Mali i Zi, një nga Franca, një nga Qipro, një nga Italia, një nga Gjermania, dy nga Qipro…

Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës.

Kundër kësaj  asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan.

Këta delegatë votuan kundër Kosovës në KiE

Harald WEYEL – Gjermani: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Emmanuel FERNANDES – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Anne STAMBACH-TERRENOIR – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Branislav BORENOVIĆ (Bosnje dhe Herzegovina, EPP/CD)

Snježana NOVAKOVIĆ BURSAĆ – Bosnje dhe Hercegovina)

Maja VUKIĆEVIĆ – Mali i Zi: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Sergio GUTIÉRREZ PRIETO – Spanjë:  Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

María FERNÁNDEZ – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Carmen LEYTE – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Antonio GUTIÉRREZ LIMONES – Spanjë:  Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Pablo HISPÁN – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Gonzalo ROBLES – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

José María SÁNCHEZ GARCÍA – Spanjë: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Jelena MILOŠEVIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Aleksandar MIRKOVIĆ – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Đorđe STANKOVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Biljana PANTIĆ PILJA – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Vladimir ĐORĐEVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Elvira KOVÁCS – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Dunja SIMONOVIĆ BRATIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

László TOROCZKAI – Hungari:  Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Zoltán BÓNA – Hugari: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Zsolt NÉMETH – Asambleja Kombëtare e Hungarisë

Dimitri COIN – Itali: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Nina KASIMATI – Greqi: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

George LOUCAIDES – Qipro: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Christiana EROTOKRITOU – Qipro: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Ora 20:47
Osmani: Zëri i europianëve u dëgjua, faleminderit të gjithëve që e mbështesin vazhdimisht popullin tonë

1712693072_vjosaosmanikosove.JPG

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përshëndetur vendimin Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të miratuar draft-opinionin për anëtarësimin e Kosovës.

“Faleminderit të gjithëve deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan pro Kosovës anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës sot! Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. Edhe një hap!”, shkroi Presidentja.

Ora 20:27
Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë

1712312471_albinkurti.JPG

Pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i tha po anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se shpreson se faza e ardhshme do të mbyllet me sukses.

‘Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë. Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut. Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!’- shkruan Kurti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 17/04/2024 08:34

    ME TE DEGJUAR LAJMIN - I ÇIK NA E LEDHATON VESHIN...POR..KOSOVA ESHTE TOKE E MEMES SHQIPERI, ME VOTIME TE TILLA FEUDALISTE MER KAHJE TJETERSIMI TE QENURIT.....ESHTE I ÇIK E SIKLETSHME

    Përgjigju
  • Kosova: 16/04/2024 21:05

    Shume mire qe u miratua Kosova per ne KE, por si paradoksale duket qe flamurtare del motra e Micotaqisit (Dora), se keta nuk e kane njohur Kosoven as si shtet, apo mos “eshte futur mik Saliu me Agushin” se jane miqte e Albinit te dy.

    Përgjigju
    • Kinezi: 17/04/2024 07:54

      Si intelektual i nderuar që qenke po e e besoj ironin tuaj por sa për info edhe personi i fundit në Kinën komuniste e di që grekun leje më micoziun nuk e pyet njeri jo në EU po as në ballkan tani që Edi i shtriu kallamin me bebilerin në burg.Kujdes shkaun për momentin se mos teston ndonjë fishkezjarr sikur bëri vllau i tij iranizi nga nëna rruspi. Ciao amigo dhe ua punoft China nënat e motrat anti Shqipëtarëve. Amen/Amin Ps. Ma përshëndet Albinin edhe pyte çik se kur do bohet lideri i Shqiptarëve se na mallengjeu topet patriotizmi i tij.

  • ALB Patriot: 16/04/2024 20:24

    URIME, KOSOVA!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb