'Ditë intensive dhe emocione të forta për beqarët'/ Lexoni çfarë thonë yjet për ju sot

'Ditë intensive dhe emocione të forta për beqarët'/ Lexoni çfarë thonë yjet për ju sot

Horoskopi

DASHI

Do jeni me te vendosur te merrni vendime te rëndësishme sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do përforcohet akoma me shume. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Merrini gjerat sa me shtruar dhe prisni momentin e duhur sepse asgjë nuk mund te behet me zor. Ne planin financiar do ndërmerrni sfida dhe gjerat do ecin si duhet.

DEMI

Jeta juaj ne çift do jete shume zbehte gjate kësaj dite dhe thuajse do mungoje tërësisht pasioni. Do bëni mire te flisni sa me pare me partnerin dhe t'i zgjidhni gjerat. Beqaret do ndihen te pasigurte për atë qe duan te bëjnë dhe ka rrezik te mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te shkëlqyera dhe do dini nga situata e vështirë ku kishit rene.

BINJAKET

Nëse jeni ne një lidhje do kaloni një dite shume te qete sot. Merrini gjerat si t'iu vijnë pa menduar aspak për te nesërmen. Beqaret do kenë plot mundësi te takojnë persona interesante te cilët shume shpejt do ju bëhen mjaft te afërt. Çështjet financiare do i lini ne dore te fatit dhe ky do jete një gabim i madh. Po shpenzuat shume marramendëse pa u kujdesur do keni vështirësi.

GAFORRJA

Dite mjaft intensive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment do jete i veçante dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet ta largojnë sa me pare turpin nëse duan te fillojnë sa me pare një lidhje. Me financat do merreni me shume se kurrë me pare. Do flisni me specialistet dhe do ndiqni me përpikëri te gjitha udhëzimet qe ata do iu japin.

LUANI

Do lindin shume keqkuptime mes jush dhe atij qe keni ne krah gjate kësaj dite te cilat mezi do i sqaroni. Tregohuni sa me te kujdesshëm dhe toleroni. Beqaret me ne fund do e gjejnë princin e tyre te kaltër i cili do ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Ne planin financiar mos e lini për nesër rregullimin e disa çështjeve sepse do keni probleme te njëpasnjëshme.

VIRGJERESHA

Priten probleme shume te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy kokëfortë dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Beqaret do jene me shume fat dhe do gjejnë personin qe do ju përshtatet me se miri. Mbrëmja do jete e veçante dhe mjaft emocionuese. Me financat mundohuni te tregoheni te kujdesshëm sepse gjendja ne një moment mund t'iu dale jashtë kontrollit.

PESHORJA

Do jeni me te disponueshem gjate kësaj dite ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia ne çift do jete me e mire. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe sapo e kane njohur dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar gjendja do filloje te përmirësohet dalëngadalë dhe nuk do keni aspak probleme për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

AKREPI

Jeta ne çift do vazhdoje te ece me se miri gjate gjithë kësaj dite. Nuk do keni asnjë debat apo problem me partnerin dhe do filloni ta shohin me një sy tjetër te ardhmen. Beqaret do jene me shume se kurrë kureshtare dhe do dëshirojnë te provojnë emocione te reja. Marsi do sjelle goxha probleme financiare. Merrni masa sa me shpejt sepse gjendja do jete vërtet e vështirë.

SHIGJETARI

Do ndiheni shume mire sot pranë personit qe dashuroni dhe marrëdhënia ne çift do ete e ngrohte. Do shkëmbeni me te çdo ide apo mendim. Beqaret do e gjejnë me ne fund personin ideal dhe do fillojnë me te një lidhje serioze. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Jo vetëm qe do kryeni investimet e nevojshme, por do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

BRICJAPI

Ndikimi i yjeve do jete shume negativ gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Për këtë arsye do lindin debate dhe mosmarrëveshje ne çdo moment. Beqaret nuk do mundin dot te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Ne planin financiar nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme, por mundohuni sa te mundni te ruani qëndrueshmërinë.

 

UJORI

Duhet me çdo kusht te shmangni konfliktet ne çift gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje. Nëse e shihni qe situata filloj\ te acarohet me mire ikni dhe qëndroni pak kohe larg. Beqaret do përfitojnë pa fund nga liria qe kane dhe as qe do e kenë te nevojshme një lidhje. Ne planin financiar nuk do ndikoje asnjë planet, prandaj gjendja do mbetet e mire.

PESHQIT

Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte te flisni hapur me partnerin. Paragjykimet duhet t'i lini mënjanë. Beqaret do ndihen gjate gjithë kohës te dëshiruar nga te tjerët dhe do e fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar do keni probleme te njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te nevojshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës