Diell dhe rritje temperaturash deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë

Diell dhe rritje temperaturash deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë

Foto ilustruese

Vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore. Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28-30°C.

Përjashtim bën dita e Martë ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime. Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri. Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. 

Ditën e Mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlerta minimale dhe ato maksimale. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Elementi Erë ditën e Hënë pritet të  jetë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era  bëhet relativisht intensive me shpejtësi 11-17m/sek.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë