Ditë me diell e temperatura të ngrohta, por e enjtja dhe e premtja sjellin reshje shiu! Parashikimi i motit për këtë javë

Ditë me diell e temperatura të ngrohta, por e enjtja dhe e premtja sjellin reshje shiu! Parashikimi i motit për këtë javë

Foto ilustruese

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me mot me diell edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi.

Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore.

Ditën e Enjte dhe atë të Premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se për shkak të erës me drejtim nga kuadrati i jugut si dhe masave ajrore të ngrohta pritet që temperaturat të kapin vlera deri në 24-25 gradë celsius, temperature këto disa gradë më të larta se sa mesatarja mujore klimatike për muajin që ndodhemi./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë