'Ditë pozitive në dashuri për beqarët'/ Zbuloni shenjat me fat edhe në aspektin financiar

'Ditë pozitive në dashuri për beqarët'/ Zbuloni shenjat me fat edhe në aspektin financiar

DASHI
Për çiftet kjo e sotmja do jete një dite e rehatshme dhe shume e ngrohte. Nuk do ndodhin mosmarrëveshje përkundrazi mund te ketë diskutime te gjata dhe ne qetësi te plote. Beqaret nuk do vuajnë me nga vetmua sepse sot priten njohje te veçanta. Nëse me financat keni pasur vështirësi, tashme është momenti te merrni masa dhe te siguroni te ardhmen.

DEMI
Gjate kësaj dite, jeta sentimentale për shume prej atyre qe janë ne një lidhje, do marre një tjetër drejtim. Ka mundësi qe dëshirat dhe emocionet te shprehen me shume. Beqaret duhet te fillojnë te kujdesen njëherë për pamjen e tyre e me pas te joshin dike. Ne këtë mënyrë do shmangin edhe zhgënjimet. Financat nuk do shumohen, megjithatë kënaquni me stabilitetin.

BINJAKET
Te dashuruarit ka rrezik te mërziten gjate kësaj dite për shkak te rutinës qe do mbizotërojë përherë. Ne fakt ata nuk duhet te presin qe te tjerat t’ua ndryshojnë situatën, por duhet te bëjnë vete përpjekjet. Beqaret kane për te pasur një dite tërësisht te qete dhe pa ndodhi te veçanta. Problemet financiare duhet te mundoheni t’i zgjidhni sepse po i late pas dore situata do ndërlikohet me tepër.

GAFORRJA
Dite e kënaqshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni me qetësi me partnerin tuaj dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do e gjejnë papritur shpirtin e tyre binjak dhe nuk do mendohen dy here për te filluar një lidhje me te. Financat do jene te mira, por ka rrezik qe ju te shpenzoni pa u menduar dhe gjendja mund te destabilizohet.

LUANI
Do i lini pas krahëve te gjitha problemet qe keni pasur deri me sot dhe do filloni ta shihni jetën me një sy tjetër. Partneri ne fakt do ju mbaje ne pëllëmbë te dorës. Beqaret mund te kenë plot takime te reja dhe pavarësisht se nuk do nisen për te krijuar një lidhje gjerat do ju ndodhin natyrshëm. Ne planin financiar mire është te mos ëndërroni shume qe situata te përmirësohet sepse do zhgënjeheni.

VIRGJERESHA
Dite shume energjike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndërmerrni plot iniciativa dhe nuk keni për te pasur vështirësi si dikur. Beqaret do jene te bindur për hapat qe duhet te hedhin dhe nuk do ndalen asnjë moment. Për ta mund te filloje një etape shume e rëndësishme. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm nëse nuk doni te keni probleme me pas.

PESHORJA
Jeta juaj ne çift do jete mjaftueshëm e qete sot. Komunikimi do jete gjithë kohës i njëjtë dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret nga ana tjetër nuk do ndihen ende gati te bëjnë ndryshime te statusit dhe do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Po vazhduat me këtë sjellje nuk keni për ta ndryshuar kurrë statusin. Për financat duhet te përkujdeseni me tepër pasi po filluan problemet nuk do dilni dot prej tyre.

AKREPI
Dite shume e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te dy palët me humor te mire dhe gati për te bere edhe çmenduri te vogla. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe me mire te qëndrojnë me miqtë ne mënyrë qe te mos mërziten nga vetmia. Buxhetin do e menaxhoni me mjaft përkujdes dhe gjendja nuk do ketë përkeqësime, përkundrazi.

SHIGJETARI
Tregohuni realiste sot ju te dashuruarit dhe mos kërkoni gjera te pamundura nga partneri. Kjo gjë do jete shume e gabuar dhe mund te sjelle pasoja tek e ardhmja. Beqaret do kenë njohje te reja gjate disa aktiviteteve profesionale dhe për dike do ju rrahe zemra fort sapo ta takojnë. Planetët do favorizojnë financat. Gjendja ka për te qene gjate gjithë kohës e qëndrueshme.

BRICJAPI
Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te behet edhe me euforike sot. Ne çdo moment do përjetoni emocione te forta dhe do ndiheni me fat qe keni partnerin ne krah. Beqaret do kenë vetëm disa takime rutine, por asgjë për t'u veçuar. Me shpenzimet tregohuni sa me te kujdesshëm dhe gjendja ka për te qene e qëndrueshme. Po shpenzuat me sy mbyllur do përballeni me pasoja.

UJORI
Dite shume e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni për te folur qetësisht lidhur me disa probleme te se shkuarës. Beqaret do jene te angazhuar me projekte te mëdha dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar nuk do ketë tronditje aspak dhe kjo do ju beje t'i kryeni pa frike shpenzimet e nevojshme.

PESHQIT
Çështjet e zemrës nuk do ecin shume mire sot. Mundohuni te jeni pak me tolerante dhe te matur me kritikat nëse doni te riktheni harmoninë ne çift. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ju thotë zemra pa menduar për asgjë tjetër. Ne planin financiar duhet te jeni shume te kujdesshëm pasi gabimi me i vogël mund t'iu kushtoje shume. Mos mendoni vetëm për te tashmen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja