Ditë me reshje shiu...mos harroni çadrat

Ditë me reshje shiu...mos harroni çadrat

Foto ilustruese

Ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të vranët dhe reshje

shiu të cilat do të jenë prezente që prej orëve të mesnatës. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën

më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në formën e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave afatshkurtra . Në relievet malore

në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi

1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 11m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0 deri 8°C

në zonat e ulëta 2 deri 14°C

në zonat bregdetare 3 deri14 °C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe