Ditë mjaft harmonike, por çfarë parashikojnë yjet për beqarët?

Ditë mjaft harmonike, por çfarë parashikojnë yjet për beqarët?

Dashi

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha delikate dot. Mos abuzoni me joshjen kundrejt te tjerëve sepse do shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar. Beqaret do ndihen gati për aventura dhe do përfitojnë nga çdo lloj mundësie qe do iu jepet. Për ta qielli duket me i kaltër. Ne planin financiar problemet do marrin fund. Ju do e menaxhoni me më shume kujdes buxhetin dhe situata do normalizohet.

Demi

Gjate kësaj dite do arrini ta përforconi marrëdhënien ne çift dhe jeta juaj do marre një tjetër kuptim. Mund te ketë sot edhe momente shpërthyese. Për beqaret ka ardhur momenti t’i shprehin ato qe do ndiejnë dhe te hedhin hapa serioze. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe do bëni te pamundurën për ta stabilizuar situatën. Mundi nuk do iu ikë kot.

Binjaket

Dite delikate do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do debatoni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do i zbatoni kërkesat e tij. Dijeni se me kokëfortësi nuk keni për te shkuar shume larg. Beqaret do mërziten shume sepse nuk do arrijnë te gjejnë personat e përshtatshëm. Klima yjore do jete e përshtatshme për stabilizimin e financave. Tashme do jeni edhe me te logjikshëm me shpenzimet.

Gaforrja

Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete e këndshme dhe pa probleme serioze. Urani do ju beje me te logjikshëm dhe do arrini hiqni dore nga disa zakone te këqija. Beqaret do kenë plot mundësi për aventura kalimtare, por mbetet ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po u treguat te pakujdesshme situata mund te destabilizohet tej mase.

Luani

Ka rrezik te jeni tej mase xheloze sot për atë qe keni ne krah dhe kjo gjë do ju shtyje here pas here te debatoni. Mos mendoni se duke qene me ju ai duhet te shkëputet nga bota dhe nga miqtë. Beqaret duhet te tregohen sa me te duruar dhe nuk duhet te besojnë tek cilido qe do i joshe. Financat vështirë se mund te ekuilibrohen shpejt, kështu qe do ju duhet te bëni pak me tepër durim.

Virgjeresha

Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli gjate gjithë kohës. Beqaret do ndihen me gati se kurrë për te hedhur hapa prandaj do pranojnë çdo propozim qe do iu behet. Buxheti do vije duke u përmirësuar. Shfrytëzojeni sa te mundni këtë mundësi për te shlyer borxhet, por kurrsesi mos shpenzoni me sy mbyllur.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do jete tej mase e favorizuar sot. Ju dhe partneri do merreni vesh edhe vetëm me shikime, prandaj shume do ju kenë zili. Beqaret me mire te qëndrojnë larg personave qe sapo janë ndare nga dikush tjetër pasi plagët e dashurisë nuk mbyllen lehtësisht. Ne planin financiar nuk do ketë asnjë lloj problemi dhe gjendja do mbetet ashtu si ka qene.

Akrepi

Askush dhe asgjë nuk do mund te sjelle probleme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne çdo moment do ndiheni me se miri pranë atij qe dashuroni dhe madje mund te merrni edhe vendime. Beqaret nuk duhet te mendojnë se për ta dashuria është e pamundur sepse me optimizëm dhe durim mund te arrihet gjithçka. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asgjë pa u menduar disa here.

Shigjetari

Saturni do jete i vetmi planet qe do ndikoje tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e favorizoje tej mase komunikimin dhe bashkëpunimin. Beqaret duhet te tregohen te duruar edhe për pak dhe kane për te gjetur personin e tyre te ëndrrave. Financat do dini si t'i menaxhoni dhe gjendja jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por mundet edhe te përmirësohet.

Bricjapi

Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kujtoni edhe disa detaje te bukura nga fillimet e marrëdhënies tuaj dhe do riperseritni disa ngjarje emocionuese. Për beqaret gjithashtu do jete dite e favorshme dhe e mbushur me njohje fantastike. Ne planin financiar kënaquni me gjendjen qe do keni dhe mos kërkoni asgjë me tepër.

Ujori

Dielli do e ngrohe pa mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne çdo moment do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite te jashtëzakonshme, por dashurinë nuk do e gjejnë. Kjo nuk do i pengoje aspak qe ta shijojnë ne maksimum çdo çast pranë miqve te tyre te ngushte. Edhe ne planin financiar do ketë një përmirësim te madh te situatës.

Peshqit

Sot duhet t'i kushtoni me tepër kohe partnerit tuaj dhe nuk duhet te neglizhoni jetën intime. Nëse i bëni te dyja këto, lidhja ka për te qene e kompletuar. Beqaret do kenë një dite plot me mundësi për aventura kalimtare. Le t'i shfrytëzojnë nëse nuk duan te ndihen vetëm. Për financat nuk do jeni shume te kujdesshëm, por për fat te mire yjet do ju ndihmojnë te mos keni probleme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen