Ditë pozitive për ndjenjat, Hëna është e favorshme...njihuni me horoskopin për sot

Ditë pozitive për ndjenjat, Hëna është e favorshme...njihuni me horoskopin për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Kini kujdes në dashuri, mendoni mirë përpara se të thoni diçka për të cilën mund të pendoheni. Në punë mos u nxitoni në marrjen e vendimeve, konsideroni me kujdes zgjedhjet tuaja.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Fillimi i mbarë i vitit për zemrat e vetmuara, mos i lini pas dore ndjenjat. Nga ana tjetër në punë duhet të përfitoni plotësisht nga ndikimi i planetëve të pranishëm në shenjën tuaj.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri, Hëna është e kundërt, kujdes nga komplikimet e parëndësishme. Nga ana tjetër në punë mund të ketë diskutime me shenjën e Dashit.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm nëse doni të shmangni konfliktet. Në punë nëse jeni gati të diplomoheni, mos u dorëzoni.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Ditë pozitive për ndjenjat, Hëna është e favorshme. Megjithatë në punë do të keni mundësi të shfrytëzoni për të treguar se çfarë vleni.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Shumë komplikime në dashuri të premten, vëmendje! Në punë, nga ana tjetër, mos u nxitoni, mendoni mirë përpara se të ndërmerrni veprime.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

E premtja duhet të ruani qetësinë, gjatë fundjavës mund të ketë konflikte. Në punë nëse keni çështje burokratike për të zgjidhur, mos humbisni kohë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Situatë interesante astrologjike për ndjenjat, mos u bëni dyshues. Në punë kushtojini vëmendje marrëveshjeve që kanë mbetur në gatishmëri.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Në dashuri ndiheni pak të lodhur, fërkime të mundshme me shenjën e Virgjëreshës. Ditë e lodhshme në punë por e rikuperuar të dielën.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri dita është pozitive, ka një rikuperim të qartë për ndjenjat. Nga ana tjetër në punë është koha që të fokusoheni në projekte të reja.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri shmang diskutimet e kota, ditë më të mira priten nga e diela. Nga ana tjetër, në punë, nëse ajo që bëni nuk ju kënaq më as në nivel ekonomik, do të jetë mirë të shikoni përreth.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Ky është një moment shumë premtues për ndjenjat, mos kini frikë ta lini veten të lirë. Në punë duhet të çliroheni nga një barrë dhe t’i kushtoni vëmendje projekteve të reja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish