DASHI
Jeta juaj ne çift do marre mbështetje te madhe nga Venusi. Do jeni tejet sensuale te dyja palët dhe çdo moment do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm dhe nuk duhet te abuzojnë me joshjen. Ka mundësi qe njohin persona serioze dhe te qëndrueshëm. Nëse keni ndërmend te blini diçka, prisni edhe pak kohe sa gjendja financiare te përmirësohet.
DEMI
Planetët nuk do lejojnë qe ju te keni probleme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, megjithatë mos prisni ndonjë eufori te jashtëzakonshme. Ju beqaret do keni një dite te zakonshme dhe pa ndonjë ngjarje për t’u shënuar. Duhet te prisni ende për ndryshime. Ne planin financiar bëni kujdes me hapat qe do hidhni nëse nuk doni qe nesër te mbeteni tërësisht pa para neper xhepa.
BINJAKET
Mjedisi yjor nuk do jete aspak i mire gjate kësaj dite dhe here pas here mund te keni edhe debate me partnerin. Te dy palët do mendoni se keni te drejte dhe nuk do e ulni hundën. Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor te mire dhe te gatshëm për gjithçka. Gjendja e te ardhurave nuk do jete e keqe megjithatë me mire bëni pak kujdes me hapat qe do hidhni.
GAFORRJA
Sot do keni shume dyshime për partnerin tuaj dhe nuk do jeni aspak te qete. Sado te doni te krijoni një marrëdhënie te ngrohte me te, do stepeni. Beqaret me mire te tregohen te arsyeshëm dhe te mos hedhin hapa te nxituara ne mënyrë qe te mos i vuajnë pasojat me vone. Për financat klima do jete e paqëndrueshme dhe mund te lindin probleme te vazhdueshme.
LUANI
Çiftet do kenë një dite te ngrohte. Vërtet nuk mund te ketë pasion te zjarrte, por do ketë mirëkuptim dhe harmoni. Beqaret me ne fund do e gjejnë dashurinë qe aq shume kishin kërkuar dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Me ne fund atyre do iu plotësohen dëshirat. Ne planin financiar, te gjitha përpjekjet qe keni bere për te ruajtur ekuilibrin do iu shpërblehen.
VIRGJERESHA
Marrëdhënies tuaj me partnerin do i mungoje ngrohtësia sot. Nuk do ndiheni me aq mire pranë atij qe doni dhe mund te mendoni te qëndroni pak kohe vetëm. Beqaret duhet te krijojnë sa me pare një lidhje tani qe janë mundësitë sepse me vone gjithçka do jete me e vështirë. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur dhe aspak problematik. Te paktën për këtë plan do ndiheni te qete.
PESHORJA
Dite shume romantike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i lini pas krahëve te gjitha problemet qe keni pasur dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret do jene me te gatshëm se asnjëherë me pare për te joshur e për te bere deklarata dashurie. Buxhetin me pak mundim do arrini ta mbani te stabilizuar. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni te ndryshoni strategji menaxhimi.
AKREPI
Dite shume e ekuilibruar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni gjithë kohës me humor te mire dhe do mundoheni t'ia plotësoni te gjitha dëshirat atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te presin edhe pak para se te hedhin hapa. Financat nuk do jene problematike kështu qe lejojini vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.
SHIGJETARI
Edhe pse dita do filloje me mërzitje për ata qe janë ne një lidhje, ne asnjë moment nuk duhet te dorëzohen. Me qetësi, tolerante dhe mirëkuptim mund te zgjidhen edhe problemet me te mëdha. Beqaret do kenë disa takime te papritura ne mes te rrugës, por qe mund t'ua ndryshojnë te ardhmen njëherë e mire. Me shpenzimet do keni probleme serioze nëse nuk shpenzoni me plan.
BRICJAPI
Mundohuni te mos e ndërtoni mbi gënjeshtra jetën tuaj ne çift sot sepse nuk keni për te pasur te ardhme. Me mire te mërziteni nga pak e te jeni te sinqerte sepse fundi do jete i lumtur. Beqaret do lumturohen sot pasi do marrin propozime te jashtëzakonshme qe do ua ngrohin pafund zemrën. Ne planin financiar do keni mbështetjen e te afërmve dhe gjendja do mbetet e mire.
UJORI
Dite sharmante ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do e shihni me pozitivizëm te ardhmen. Beqaret do i arrijnë te gjitha objektivat qe kane pasur dhe do krijojnë menjëherë një lidhje me atë qe dashurojnë prej kohës. Gjendja financiare do lere ende për te dëshiruar kështu qe mundohuni te tregoheni sa me te arsyeshëm.
PESHQIT
Jupiteri do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni shume me te hapur dhe me te logjikshëm ne çdo moment. Beqaret do e kërkojnë ne çdo moment dashurinë e madhe, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Gjithsesi miqtë do i argëtojnë dhe do i bëjnë te ndihen mjaft mire. Ne planin financiar mundohuni te mos e teproni me shpenzimet dhe situata ka për te mbetur e mire.