Ditë zie për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha! Babai i kryedemokratit Xhelal Basha është ndarë nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Prej muajsh ai ishte i shtruar në spital, ndërkohë që sot ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare.

Për herë të fundit, babai i kryetarit të PD-së, është shfaqur në publik kur e ëma e Bashës kishte ditëlindjen, në qershor të vitit 2020. Bashkë me të vëllanë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u “zhvesh” nga roli i politikanit, dhe bëri një urim publik nga shtëpia e tyre, që e ndau dhe me ndjekësit e tij në rrjetet social

Lulzim Basha, vëllai dhe prindërit

Prindërit e Bashës

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:33
Basha humb babanë, Meta: Ngushëllime të sinqerta

1563266415_metaa.jpg

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet kreut të PD-së, Lulzim Bashës pas ndarjes nga jeta të të atit.

"Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të z.Xhelal Basha. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta z.Lulzim Basha për humbjen e rëndë të babait, si dhe të gjithë familjes Basha! U prehtë në paqe!", shkruan Meta në Facebook.