Ditëlindja e monarkut Karl III, ambasada britanike organizon ceremoni, i pranishëm edhe Begaj! King-Smith: Mbreti, figurë që na përbashkon

Ditëlindja e monarkut Karl III, ambasada britanike organizon ceremoni, i pranishëm edhe Begaj! King-Smith: Mbreti, figurë që na përbashkon

Kim, King-Smith, Begaj

Ambasada britanike në Tiranë ka mbajtur sot një ceremoni me rastin e ditëlindjes së Mbretit Karl III. Në pritje mori pjesë kreu i shtetit, presidenti Bajram Begaj por edhe zyrtarë të ndryshëm të qeverisë dhe opozitës si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Gjatë fjalës së mbajtur ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith tha se mbreti Karl është nëj figurë përbashkuese jo vetëm në Britaninë e Madhe por në botë.

“Mbreti Karl është një figurë qendrore për Britaninë, Komonuelthin dhe Botën, duke qëndruar mbi partitë politike dhe duke na bashkuar.  Madhëria e tij vazhdon të jetë një mbrojtës i cështjeve të rëndësishme, të lirisë fetare, të mjedisit. I bëj nderim të gjithë udhëheqësve fetarë këtë mbrëmje- si atyre, që morën pjesë në Kurorëzimin e Mbretit për herë të parë, do të doja t’ju falenderoja që jeni të angazhuar për harmoninë ndërfetare dhe në miqësinë tuaj ndaj Mbretërisë së Bashkuar.

Kur u takova me Madhërinë e tij javën e kaluar në Londër, për një audiencë zyrtare, ne diskutuam se sa e rëndësishme është Shqipëria për Mbretërinë e Bashkuar dhe për të gjithë Europën. Mbreti ynë është qartësisht i vetëdijshëm për trashëgiminë tuaj dhe parqet e bukura kombëtare që ju keni, në të gjithë vendin.  Ne jemi sot këtu për të shënuar një moment të vecantë për Mbretin Karl. Por ky event ka të bëjë me forcimin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe lidhjes mes dy popujve tanë. Kjo shkon pas në shekuj, dhe ato janë vazhdimisht në evoluim dhe përmirësim”- tha King Smith.

Duke folur për bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike ambasadori tha se emigracioni është sfida më e madhe duke theksuar shqetësimin e tij mbi të rinjtë të cilët emigrojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shumë të rinj që mund të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes Kanalit, këtë verë. Ju bëj thirrje ju dhe kujto në Shqipëri- nëse është dicka që mund të bëni personalisht, ju lutem, inkurajojini shqiptarët të udhëtojnë në mënyrë të ligjshme, dhe të mos ndikohen nga videot në Tik-Tok dhe të mos shkatërrojnë jetën e tyre. Të tilla sfida vetëm mund të tejkalohen nëse ne ndërtojmë besim dhe respekt të ndërsjelltë dhe nëse punojmë se bashku në mënyrë aktive për t’i menaxhuar. Pa dyshim që bashkëpunimi operacional është kyc. Por po kaq është edhe parandalimi. Kjo është arsyeja, që gjatë vitit të kaluar ne nisëm një program të ri britanik në veri të Shqipërisë për të krijuar punë dhe investime, I pari I këtij lloji në vend, I cili po shtrihet nga Kukësi edhe në rajonin e Dibrës”- shtoi ambasadori britanik mes të tjerash.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille