Ditëlindja e Monikës në furgonin
e regjisë,dhurata nga vajza e vogël

Ditëlindja e Monikës në furgonin<br />e regjisë,dhurata nga vajza e vogël
Nga furgoni regjisë Monika Kryemadhi drejton mbarëvajtjen e konventës së LRI-së.
 
E veshur sport ashtu si bashkëshorti i saj, Kryemadhi festoi ditëlindjen në mes të turmës së të rinjve dhe ditëve të nxehta konfliktualitetit politik.
 
Dhuratë nga bashkëshorti nuk priste, ashtu si nuk mori, por për mikrofonin e Report Tv tregon për surprizën e vajzës më të vogël.
 
“Ditëlindjet janë të frikshme sepse janë me numra, unë i kam pasur gjithmonë frikë por duke kaluar më shumë vitet shtohet edhe më shumë dëshira për ta parë pavarësisht se është e frikshme që vitet ikin sepse aty shikon gjithë punën tënde të mirë apo të keqe", tha Monika.
 
E keni marrë dhuratën tuaj të ditëlindjes?
“E para ka qenë Era që në 12:00 që më solli një buqetë me lule dhe një letër në frëngjisht.
 
Po Ilir Meta?

 
"Ilir Meta nuk bën dhurata asnjëherë, ofron puthjen”, tha Kryemadhi.
 
Surpriza e radhës erdhi në konventën e të rinjve. Pesënjakët që dikur familja kryeministrore ndihmoi të bëheshin me shtëpi, ia kthyen nderin pikërisht në ditën saj të lindjes, duke e bërë të përlotej.
 
Gjatë kohës kur Ilir meta ishte kryeministër, erdhën në jete në një familje nga Peqini pesënjakë. Çifti kryeministror i ndihmoi të bëheshin me shtëpi duke i përfshirë në fondin e strehimit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot