Festimet për ditëlindjen e 27-të të Partisë Socialiste kësaj here kanë qenë të ndryshme, duke mos bërë për herë të parë prej kaq vitesh një festë të madhe, por festa të ndara në çdo njësi zgjedhore në nivel qarku. Rama nuk do të jetë në Tiranë, por në Durrës për të festuar me partinë e këtij qarku.
Urimet kanë qenë të ndryshme, ndërsa deputeti Jurgis Çyrbja ka zgjedhur të falënderojë të gjithë ata socialistë të thjeshtë që ndër vite e kanë mbështetur PS-në, pa kërkuar asgjë në shkëmbim.
Partia Socialiste kurorëzon sot 27 vjet përpjekje të pandalshme, çdo ditë e çdo muaj të vitit, për ta bërë Shqipërinë më të mirë, ekonominë më të fortë, shtetin më social, dhe kombin më të begatë e më afër ëndrrës për anëtarësim në BE.
Gëzuar të gjithë atyre që mundin nuk ja kanë kursyer atdheut, atyre që i besuan kësaj alternative politike, e mbi të gjitha faleminderit për gjithçka bënë ndër vite, ata socialistët e thjeshtë që e deshën dhe mbështetën Partinë Socialiste pa pretenduar asgjë prej saj!
Ata që sot po mbajnë barrën që momenti historik ju ka dhënë për të drejtuar e udhëhequr vendin, meritojnë mbështetje të pakursyer dhe inkurajim për të mos u dorëzuar nga asnjë pengesë e errët. PS ka pasur mjaft të tilla në historinë e saj, e përherë ja ka dalë!
Do t’ia dalim edhe në 28 qershor!Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja
Hallall. Je djal njish, i ndershëm dhe trim. Suksese perher.
Përgjigju