Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Olta Xhaçka: Shqipëria u bë streha e hebrenjve, dhamë shembull në botë

Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Olta Xhaçka: Shqipëria u bë streha e hebrenjve, dhamë shembull në botë

Në kuadër të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, ditën e sotme në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua aktiviteti me “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe holokausti”. Në fjalën e saj ministrja Olta Xhaçka tha se përkujtimi i 6 milionë viktimave gjatë luftës së II Botërore është “forcim i vigjilencës sonë në luftën kundër çdo forme të anti-Semitizmit dhe urrejtjes racore”

Xhaçka tha se lufta ndaj antisemitizmit kërkon qasje aktive nga qeveritë, për të ruajtur kujtimin e Holokaustit dhe për të edukuar me vlerat e humanizmit

“Shqipëria ka forcuar edukimin për luftën ndaj anti-semitizimit në sistemin arsimor. I kemi dedikuar një Pavijon në Muzeun Kombëtar shpëtimit të hebrenjve të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ministrja.

Ministrja e Jashtme u shpreh se Shqipëria u shndërrua në strehë të sigurt për hebrenjtë, e vetmja në Evropë ku nr i tyre u 10 fishua pas luftës

“Shembulli shqiptarëve gjatë luftës na tregon rrugën e ndërtimit të një bote më tolerante dhe pa ndasi. Shqipëria në Këshillin e Sigurimit ka prioritet mbrojtjen e drejtave të njeriut si themel i bashkë-ekzistencës paqësore të popujve”, tha Xhaçka.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg tha se Shqipëria i tregoi pjesës tjetër të botës se jo patjetër duhet të jesh fuqi e madhe për të qenë humanë. Pavarësisht besimit tha ajo, shqiptarët zgjodhën vlerat njerëzore dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa Felicita Joakim, familja hebreje e të cilës u strehua në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka treguar se babai i saj ka shkruar një libër për të treguar pë prezencën e hebrenjve në Shqipëri.

Këtë ditë e përkujtoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e luftës së dytë botërore për reagimin ndaj Holokaustit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:45
Familja e saj u strehua në Shqipëri, Felicita Joakim: Babai thoshte se jam i lumtur që jam plakur pranë njerëzve kaq fisnikë siç janë shqiptarët

Felicita Joakim, familja hebreje e të cilës u strehua në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, sot në ditën përkujtimore të Holokaustit ka treguar se babai i saj ka shkruar një libër për të treguar pë prezencën e hebrenjve në Shqipëri.

‘Në radhë të parë do të doja t’ju thoja sa shumë e kënaqur jam që marr pjesë në këtë aktivitet. Babai ka shkruar një libër për historinë e hebrenjve në Shqipëri. Së pari donte të linte një dëshmi se këtu në Shqipëri ka qenë një komunitet hebre i vogël. Ai ishte preokupuar mos harroni se ne jetonim në diktaturat më të egra në botë. Komuniteti i vogël hebre ishte i izoluar nga pjesa tjetër e vogël nga komuniteti mëmë. Kështu ai ishte shumë i shqetësuar në 30 vite dhe mendonte se ky komunitet do të asimilohej dhe nuk do të dinte për prezencën e hebrenjve në Shqipëri. Origjina jonë është nga Janina. Ai përshkruan marrëdhënien që hebrenjtë kishin me popullsinë lokalë dhe veçanërisht me Vlorën. Shqetësimi i dytë ishte se çfarë ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtëpinë tonë ne flisnim për Holokaustin, hallën jonë vdiq në kampet Aushvic. Se përmendnim emërin e saj dhe thonim ‘e shkreta’ ‘e gjora’. Kur shkova në Izrael kuptova se shumë të mbijetuar kishte nga Holokasuti por nuk mund të flisnin sepse kishte një dhimbje shumë të madhe.  Babai im kishte një listë me emrat e familjeve shqiptare që kishin shpëtuar në Shqipëri gjatë luftës. Filluam procesin e njohjes së këtyre njerëzve kaq fisnike.  I kam mbledhur këto fakte dhe i kam hedhur në letër dhe jam krenar që kam në venat e mia gjakun e Abrahamit dhe jam i kënaqur që jam rritur e po plakem mes njerëzve kaq të mirë dhe fisnikë që janë shqiptarët.’- u shpreh ajo.

Ora 11:40
Ambasadorja e Izraelit: Shqiptarët, pavarësisht besimit ndoqën vlerat humane e shpëtuan hebrenjtë

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg sot në ditën e përkujtimit të Holokaustit, tha se Shqipëria i tregoi pjesës tjetër të botës se jo patjetër duhet të jesh fuqi e madhe për të qenë humanë. Pavarësisht besimit tha ajo, shqiptarët zgjodhën vlerat njerëzore dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

‘Sot 27 janar OKB përkujton ditën ndërkombëtare të përkujtesës së Holakaustit dhe shënon ditën e çlirimit dhe shkatërrimit të kampit të përqendrimit. Për shumicën e hebrenjve kjo ditë është shumë e rëndësishme jo vetëm për ne si shtet, por ne përkujtojmë anëtarët e familjeve e tona të cilët janë zhdukur por edhe ato që mbijetojnë, duke kujtuar këtë kohë të errët të humanizmit, shumicën e atyre veprave që ndodhen për shkak të Gjermanisë. Unë kam përfaqësuar vendin time në shumë ceremoni të tilla, këtë vit po marr pjesë në këtë ngjarje përkujtuese edhe si ambasadore e Izraelit në Shqipëri. Në Shqipëri, ky vend i kanë treguar pjesës tjetër të botës se jo patjetër duhet të kesh fuqinë më të madhe në botë për të qenë humanë shqipatrët pavarësisht nga besimi fetar vendosën që të ndjekin vlerat njerëzor dhe shapërtuan hebrenjtë. Megjithëse fashistët dhe nazistë u kërkuan atyre që t’i spiunonin hebrenjtë kjo nuk ndodhi. Në fund të luftës Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku kishte më shumë hebrenj se në fillim të luftës.’- u shpreh Galit Peleg.

Ora 11:18
Rama përkujton viktimat e Holokasutit: Shqipëria ka vendin e nderit në reagimin për mbrojtjen e tyre në historinë e Luftës së Dytë Botërore

1674652710_WhatsAppImage20220907at12.58.19PM.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh në përkujtim të viktimave të Holokaustit.

Rama shprehet se Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e luftës së dytë botërore për reagimin ndaj Holokaustit.

‘I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit! Dita e Ndërkombëtare e Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore”, shkruan Rama.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • David: 28/01/2023 09:23

    Sa skandaloze? Si nuk u vjen turp? Blla blla blla gjithe diten " Per diten e memories" dhe askush nuk tha qe eshte pervjetori i hyrjes se trupave RUSE ne Aushvic dhe lirimi i hebrenjve te kampit.

    Përgjigju
  • tiku: 27/01/2023 14:15

    Kemi dhene mbeshtetjen e duhur per ata njerez te pafajshem

    Përgjigju
  • Dea: 27/01/2023 12:46

    Si gjithmon shqipria eshte njohur per mbeshtetjen qe u ka dhen miqve

    Përgjigju
  • Titi: 27/01/2023 12:19

    Shqiperia gjithmon ne mbrojtjen dhe te suportit te paqes ne bote

    Përgjigju
  • Ani: 27/01/2023 12:10

    Gjithmone kemi qene nje vend pro paqes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro