Përpos piktorëve shqiptare, në koloninë e artit “Ditet e Mios” që po mbahet ne Korçë marrin pjesë artistë nga Greqia, Bullgaria, Gjeorgjia, Qiproja, Mali i Zi, Italia.
“Ditët e Mios” është jo vetëm një mundësi për të krijuar vepra të reja, por edhe një hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe kulturave përmes artit.
"Vij nga Qipro dhe do të përfaqësoj vendin tim. Gjithashtu studioj për arte në Follorinë. S'jam ende e sigurt çfarë do të pikturoj por do të jetë diçka reale, besoj se do e lidh me natyrën", tha piktorja Maria Christodoulou.
Kolonia ndërkombëtare e artit “Ditët e Mios” do të përmbyllet më 31 tetor, në Galerinë “Guri Madhi”, me një ekspozitë ku do të prezantohen punimet e realizuara nga artistët pjesëmarrës. Organizatorët shpresojnë që veprat e këtij edicioni të pasurojnë fondin e galerisë dhe të lënë gjurmë në jetën artistike të qytetit.








Komente
Komento