'Ditë plot diell në planin sentimental të çifteve'/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për sot

'Ditë plot diell në planin sentimental të çifteve'/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për sot

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Ne planin e dashurisë, beqaret do jene me te favorizuarit. Për ta jeta do jete me e thjeshte, mjafton qe te joshin pa pushim. Disa do kenë takime mjaft te rëndësishme. Çiftet nuk do kenë ndonjë dite te veçante dhe me e emocione te mëdha. Gjithsesi rëndësi ka qe nuk do keni probleme. Me financat do iu ndihmojnë mjaft planetët. Mos u shqetësoni për asgjë sepse gjerat do shkojnë për mrekulli.

DEMI 21.prill - 21. maj

Dielli do beje qe ne jetën sentimentale te mbizotërojë një klime e qete dhe e lumtur. partneri do jete ne forme te mire dhe do bashkëpunoni për gjithçka se bashku. Edhe për beqaret jeta do jete me e qete. Mos kërkoni te angazhoheni por reflektoni me mire dhe mendohuni cila është me e mira për ju. Dita do jete me fat ne planin financiar. Përfitoni sa me shume për te përmirësuar buxhetin.

BINJAKET 22.maj - 21. qershor

Nëse jeni ne çift ka rrezik qe lidhja te mos jete shume e qete. Edhe pse partneri iu do fort dhe ua shpreh këtë gjithë ditën ju do tundoheni edhe nga aventurat kalimtare. Kujdes sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë ndryshime te mëdha ne jetën e tyre. Përfitoni! Jupiteri do iu nxite te tregoheni me kursimtare. Vazhdoni ne këtë rruge sepse do dilni te fituar.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Do keni disa debate me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Mundohuni te vendosni dialogun para se këto debate te kthehen ne zeka te mëdha. Nga ana tjetër beqaret e kësaj shenje do kenë fat. Pasioni dhe kënaqësitë qe ata kane pritur do te vije. Dëshirat do iu plotësohen. Ne planin financiar duhet te manovroni mire ne mënyrë qe te mos përballeni me probleme te mëdha.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete mjaft e qëndrueshme gjate kësaj dite. Jeta ne çift do jete seksuale dhe plot emocione. Beqaret do kenë takime por gjithsesi duhet te bëjnë kujdes. Mos u bëni impulsive dhe mos ëndërroni shume sepse do lëndoheni. Ne planin financiar do tregoheni mjaft diplomate dhe nuk do përballeni me asnjë surprize te pakëndshme. Bravo për këmbënguljen.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Çështjet e dashurisë për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne çift do shkojnë me se miri. Partneri do e kuptoje cilat janë prioritetet tuaja dhe do iu beje te ndjeheni sa me mire. Beqaret do kenë te tjera gjera me çfarë te merren dhe nuk do iu kushtojnë shume rëndësi ndjenjave. ne planin financiar do ndesheni me goxha vështirësi te cilat do iu mërzitin pak. Familjaret do iu mbështesin.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Dite plot diell ne planin sentimental te çifteve. Do përjetoni ndjenja dhe emocione te forta. Ata qe kane pasur shume debate do fillojnë te sqarohen pak nga pak. Beqaret do kenë një takim shume te papritur, por qe do marre një drejtim shume te rëndësishëm. Fati do iu buzëqeshë ne planin e financave. Shpenzoni për gjerat me te rëndësishme dhe lërini mbrapa ato qe mund te presin.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Do kaloni me shume kohe me partnerin tuaj sot dhe historia juaj e dashurisë do marre një drejtim tjetër edhe me te bukur. Shfrytëzojeni ditën. Beqaret do kenë një nga ditët me te mira sepse mund te takohen me shpirtin e tyre binjak. Ai do jete fiks ashtu si ju e kishit menduar. Sigurohuni mire si e keni buxhetin para se te filloni te bëni shpenzime. Vetëm kështu gjerat do shkojnë mire.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Përmirësimi qe ka filluar ne jetën tuaj ne çift do vazhdoje edhe sot. Jo vetëm qe do toleroni por do pranoni edhe gabimet qe keni bere. Kjo sjelle do beje qe marrëdhënia juaj te shkoje sa me mire. Emocionet qe do përjetojnë beqaret do jene te shumta. Mund te merrni edhe ndonjë vendim me rëndësi sot. Ne planin financiar do ndërthurni maturinë me këmbënguljen dhe gjerat do shkojnë mire.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Marrëdhënia me partnerin do jete shume e mire duke qene se ju do tregoheni me te gatshëm se me pare për te bere lëshime. Vazhdoni ne këtë rruge sepse gjithçka do shkoje me se miri. Ju beqare duhet te ndërthurni logjiken me ndjenjat. Mos i neglizhoni mundësitë qe do iu jepen sepse do pendoheni. Influenca e planetëve do jete pozitive ne planin financiar. Përfitoni sa me shume.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Merkuri do sjelle gëzim ne jetën ne çift dhe rutina me ne fund do te largohet. Se bashku me partnerin ju mund te provoni gjera te reja qe do iu sjellin kënaqësi pa fund. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person pak i turpshëm por qe vlen jashtëzakonisht shume. Financat nuk do jene te mira po shmangni marrjen e huave tek miqtë sepse ata do iu mbajnë neper goje. Besojini familjes.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Nëse jeni te lumtur me partnerin tuaj yjet thjesht do i shtojnë momentet e ngrohta qe do kaloni prani tij. Tensioni nuk do ketë vend ne jetën tuaj. Beqaret do kenë shume takime por ata do kenë frike te krijojnë një lidhje serioze. Planetët sugjerojnë te tentoni sepse nuk do keni shume raste te tilla. Financat nuk do preken nga yjet dhe nuk do keni asnjë problem me to. Shfrytëzojeni ditën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro