DASHI 21. mars - 20. prill
Ata qe janë ne një lidhje do marrin disa dhurata nga partneri i tyre dhe kjo do i beje qe zemra t'iu rrahe fort. Edhe pse jo gjithmonë ua shpreh, partneri ndjen shume për ju. Beqaret do kenë disa takime te papritura, po qe do ua ndryshojnë jetën me pare nga sa ata e kishin ëndërruar ndonjëherë. Ne planin financiar keni për te pasur probleme te njëpasnjëshme.
DEMI 21. prill - 21. maj
Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ndiheni keq dhe mund te hidhni edhe disa hapa te gabuara. Beqaret do fillojnë lidhje afatgjata te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar gjendja do vazhdoje te mbetet delikate kështu qe pa humbur kohe duhet te merrni masa ose duhet te kërkoni ndihme.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Dite e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes tyre dhe partnerit nuk do dalin aspak te papritura te pakëndshme. Beqaret duhet t'i marrin gjerat me sa me shume qetësi pasi ne te kundërt mund te bëjnë gabime te parikuperueshme. Ne plani financiar do arrini te gjeni zgjidhje për te gjitha problemet qe keni pasur dhe për asnjë moment nuk do gjendeni ne vështruesi.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Sot do merrni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe nuk do keni as problemin me te vogël me njeri-tjetrit. Beqaret do kenë dëshira te çmendura dhe mund te hedhin hapa te pamenduara. Disa edhe mund te kenë probleme nga ato hapa. Be planin financiar nuk duhet kurrsesi t'i mbyllni sytë dhe te shpenzoni kuturu sepse keni për te pasur probleme serioze.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Jeta juaj ne çift do jete ne plan te dyte sot pasi me shume se për çdo gjë tjetër do mendoni për punën. E mira është qe t'ia sqaroni partnerit sa me mire këtë gjë qe ai t'iu kuptoje. Beqaret do vazhdojnë ende te ëndërrojnë për princin e tyre te kaltër, por pa pasur gjë konkrete. Financat do ua mbroje ne çdo moment Neptuni dhe nuk keni për te pasur aspak tronditje.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Gjate kësaj dite do ketë stuhi te fuqishme për ju te dashuruarit. Do ndiheni keq pranë njeri-tjetrit sepse mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene ne humor shume te mire dhe gati për te provuar aventura interesante. Për ta rendësi do ketë mos qëndrimi vetëm. Me financat mundohuni te tregoheni sa me te matur qe te mundeni sepse vetëm ashtu nuk do keni tronditje.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Beni shume kujdes me fjalët dhe me mënyrën e te shprehurit ju te dashuruarit pasi po bëtë gabime situata do ju dale jashtë kontrollit njëherë e përgjithmonë. Beqaret duhet te jene me te logjikshëm dhe nuk duhet te hedhin hapa te pamenduara mire. Sektori i financave do përmirësohet vetëm nëse ju përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen dhe nuk keni frike te ndërmerrni rreziqe.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Ju qe jeni ne një lidhje do jeni ne humor me te mire sot dhe do arrini te merreni vesh me atë qe keni ne krah. Momentet intime do jene me te shumta dhe me pasionante. Beqaret do dine si te joshin dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi për shkak te pamaturisë te treguar kohet e fundit.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Mundohuni te mos e neglizhoni për asnjë moment partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse dikush tjetër do tregohet me i shkathet dhe do përfitojë nga rasti. Beqaret duhet te bëjnë durim e sa me shume durim ne mënyrë qe te krijojnë lidhjen e shume ëndërruar. Financat nuk do kenë ndonjë surprize te madhe nëse gjithë këto kohe keni ditur si t'i menaxhoni e si t'i mbani nen kujdes.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Marrëdhënia ne çift ka për te qene e mire sot, por jo aq emocionuese sa ju e keni pritur. Mundohuni te jeni gjithë kohës te logjikshëm dhe te mos bëni gjera te gabuara. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë te re. Sido qe te jete ata nuk do mërziten sepse miqtë nuk do ua lejojnë. Financat do jene te kënaqshme për momentin dhe nuk do ndiheni keq.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do bëni çdo përpjekje qe marrëdhënia me partnerin te jete plot shkëlqim dhe hare. Beqaret nuk do jene ende te qarte për atë çfarë duan te bëjnë dhe duke mos guxuar, do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar gjendja do jete edhe me e ekuilibruar nga sa mendonit kështu qe mund te përfitoni për ndonjë investim.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Do argëtoheni e do dashuroheni pafund gjate kësaj dite ju te dashuruarit prandaj çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete si një bekim. Beqaret do jene gjithashtu me shume fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin për te cilin kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar vështirë se do e ruani dot ekuilibrin kështu qe ne shume momente do ndiheni vërtet keq.