Aktorja e madhe italiane Sophia Loren sot feston 80-vjetorin.

Dhe si tregues të të qenurit në formë të mirë ajo ka dhënë debutin në filmin “Zëri Njerëzor” me regji të djalit të saj Edoardo të cilin e prezantuan në Festivalin e Filmit në Kanë.

Aktorja tregon se e kishte ëndërr që në fëmijëri të bëhej aktore. Në vitin 1951 takoi Caro Pontin i cili do të ishte bashkëshorti i ardhshëm dhe shoqëruesi i gjithë jetës në vazhdim.

sophia loren

Sophia është nderuar në moshën 60 vjeçe me çmimin Oscar në filmin “La diociara” me drejtor Vittorio de Sica.

Ndërkohë është kurorëzuar edhe me çmime të tjera si “Grammy Awards”, “5 çmime Golden Globe” etj, por ishte edhe finaliste në Mis Italia në vitin 1950 pa mundur të kurorëzohej.

Siç thotë dhe ajo vetë, lumturia më e madhe ka qenë kur është bërë dy herë mama me dy djemtë e saj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)