Policia ka parandaluar një krim brenda familjes në Divjakë. Ngjarja është regjistruar në fshatin Biçukas të Bashkisë së Divjakës, ku një person po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë bëri të mundur shuarjen e konfliktit dhe neutralizimin e autorit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë 35 vjeçarin Vangjel (Selaudin) Hoda, 35 vjeç.
Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu duke qëlluar në ajër dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, me iniciale F.H, 28 vjeçe, banuese në fshatin Biçukas.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut teke e markës turke që e mbante pa leje.
Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Dhunë në familje” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuestisë dhe sportive”.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com