Një 14 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në Divjakë, pasi është aksidentuar nga një zetor. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Këmishtaj, ndërsa viktima është Xh.N, 14 vjeç i cili ka humbur jetën në spitalin e Lushnjes. Zetori drejtohej nga një i afërm i të miturit, djali i tezes së tij, E.A, 30 vjeç. Dy kushërinjtë po punonin tokën bujqësore dhe dyshohet se nga pakujdesia zetori ka goditur të miturin. 

Policia mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi drejtuesin e mjetit dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë: 

Divjakë

Informacion paraprak

Në datën 29.06.2018, rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën e tij me mjetin bujqësor tip zetor, ka përplasur aksidentalisht djalin e tezës së tij shtetasin Xh.N, 14 vjeç.

Shtetasi Xh.N ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.