Grabitet pika e këmbimit valutor në Divjakë! Autori i maskuar hyn me kallashnikov dhe merr paratë, bashkëpunëtori me motoçikletë e priti jashtë (VIDEO)

Një person i maskuar ka hyrë me kallashnikov në një pike të këmbimit valutor në Divjakë, ku ka arritur të grabisë rreth 500 mijë lekë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Autori i ka detyruar punonjësit që të mos lëvizin dhe kanë marrë të gjithë shumën e parave që ka gjetur atje.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, po ashtu i maskuar, e priste jashtë me motoçikletë dhe sapo ka dalë nga pika e këmbimit valutor janë larguar me shpejtësi.

Gjithçka është regjistruar nga kamerat e sigurisë që tregojnë se autorët ishin të maskuar nga koka te këmbët. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion