DIVJAKË- Një 68 vjeçar në fshatin Goriçaj në bashkinë e Divjakës ka gjetur vdekjen tragjikisht nga flakët e zjarrit gjatë paradites së sotme.

Sipas informacioneve të policisë mësohet se 68 vjeçari Mihal Nushi ka qenë duke djegur barin e thatë në tokën bujqësore dhe nga përhapja e flakëve që dolën jashtë kontrollit ai ka mbetur mes tyre.

"Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Në xhepin e të ndjerit Mihal Nushi, u gjet një foto e Shna Ndout, ku shkruhej “O Shna Ndue, lutu për mua”, e cila siç mund të shikohet, nuk është djegur nga flakët. 

1655382967_WhatsAppImage20220616at1.25.50PM1800x387.jpeg

Foto e Shna Ndout në xhepin e Mihal Nushit