Konflikti mes një çifti të moshuarish në fshatin Kryekuq të Divjakës, ka përfunduar me vdekjen e një 70-vjeçari dhe plagosjen e një 62-vjeçare.
Burime nga policia e Lushnjes bëjnë me dije se të shtunën, pas një konflikti me motive të dobëta, 70-vjeçari V.E. ka goditur bashkëshorten e tij me bel (mjet bujqësor) në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda.
62-vjeçarja R.E. u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lushnje, ku edhe ndodhet aktualisht.
Pasi 62-vjeçarja u dërgua në spital, 70-vjeçari ka vrarë veten në oborrin e shtëpisë me armën e tij të gjahut.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com