Disa peshkatarë kanë gjetur një breshkë në Divjakë, ndërsa njëri prej tyre e ka nxjerrë dhe e ka lënë në një pikë karburanti në aksin Lushnje-Fier.

Breshka është me përmasa të konsiderueshme, rreth 70 centimetra e gjatë dhe rreth 40 e gjerë. Aktualisht breshka e dëmtuar në kokë dhe në këmbë është futur në një pishinë të improvizuar. Dyshimet e para qenë se mund të jetë goditur nga helika e ndonjë mjeti lundrues.

Në momentin e parë, banorët e zonës kanë lajmëruar punonjësit e policisë, të cilët më pas kanë kërkuar ndihmën e specialistëve të mjedisit. Këta të fundit bënë me dije se breshka do të dërgohet nesër për t’i dhënë asistencën e duhur.
breshka uji

breshka uji

breshka uji

breshka uji

d.b/shqiptarja.com