DIVJAKË-Një 83-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në mënyrë aksidentale në fshatin Kryekuq në Divjakë.

Të moshuarit me iniciale H.M, i ka rënë një pemë në kokë teksa ishte duke qëndruar në oborrin e banesës së tij.

Ende janë të paqarta rrethanat, por familjarët e tij kanë dëshmuar në polici, se pema ëshët thyer për shkak të erës së fortë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com