Divjakë/ Ishte nisur për të bërë klipin e dasmës, nusja pëson aksident! Niset me urgjencë në spital (VIDEO)

DIVJAKË-Sot në spitalin e Divjakës është regjistruar një ngjarje aspak e zakontë.

Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka mbërritur në spital, e tronditur pasi mjeti me të cilin ajo po udhëtonte është përfshirë në një aksident. Mësohet se nusja ishte nisur drejt vendit të njohur si "pranë varkave" për të bërë klipin e dasmës, por kjo ditë nuk ka shkuar siç çifti kishte parashikuar.

Në aksident janë përfshirë dy mjetet, "Mercedes Benz" me targa FH 471 GR dhe mjeti tjetër me targat AA 318 NM. Mësohet mjeti në të cilin po udhëtonte nusja ka prerë rrugën mjetit tjetër, të cilët po ktheheshin nga plazhi për në Divjakë.

Gazetari i Report TV, Kastriot Mango mëson se nusja ka marrë trajtimin e duhur në spital dhe u rikthye për të vazhduar klipin.

1564736519_Dasmanedivjake2.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit