Divjakë- Policia e Divjakës ka nisur hetimet për dy persona pas një konflikti të ndodhur mes tyre.

Sipas njoftimit bëhet me dije se gjatë sherrit, 52 -vjeçari ka kërcënuar me sëpatë 51-vjeçarin.

Ky i fundit më pas i ka dëmtuar 52-vjeçarit zetorin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. M., 52 vjeç, dhe P. D., 51 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, shtetasi L. M. ka kanosur me sëpatë, shtetasin P. D., ndërsa ky i fundit i ka dëmtuar shtetasit L. M., mjetin bujqësor (zetor)”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.