E rëndë në Divjakë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 90 vjeçar (EMRI+VIDEO)

Divjakë-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.

Një 39 vjeçare ka përplasur me makinë një 90 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në fshatin Mizë.

Raportohet se i moshuari Sihat Noreci ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë drejtuesja e mjetit Jetmira Kishta është shoqëruar në Komisariat

"Rreth orës 17:45, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasja J. K., 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin S. N., rreth 90 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesja e automjetit, shtetasja J. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme", informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 19/11/2024 03:14

    Ngushellime familjes,,,,policia duhet te elemimoje psikopatet nga rruget tona....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk

Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk