Divjakë, mbahet për herë të parë kampionati ‘Beach Rugby’, një sport i ri që po tërheq të rinjtë

Këtë të shtunë nisi në plazhin e Divjakës, turneu i Rugby ‘Arnisa 2024’. Në ditë e mbushur me pasion dhe energji që u ndoq me interes nga pushuesit dhe turistet.

Pjesëmarrësit nga Shqipëria, Kosova dhe Spanja po garojnë në këtë sport të vecantë dhe pak të njohur në vendin tonë.  Presidenti i Federatës Shqiptare, Xhino Drangu shprehet se ndonëse ka mbi 10 vite që organizohet ky lloj sporti ende pjesëmarrja e ekipeve është e kufizuar. Më shpresën për të zgjuar më shumë interes tek të rinjtë, kompeticione te ngjashme do te organizohen dhe ne qytete te tjera.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Regbisë Xhino Drangu shprehet se “ky është turneu i parë në disiplinën ‘beach rugby’ me ekipe nga Spanja dhe Kosova, Shqipëria. Divjaka ka një hapësirë, mundësi për ta zhvilluar këtë turne. Kemi plane si për Vlorë e Durrës për ta zhvilluar në vijim”.

Ndërsa Aldo Çela, trajner i ekipit të Divjakës thotë se “Regbi në Shqipëri në mënyrë jozyrtare ka gati 10 vite që ekziston dhe për fat të madh kemi arritur të krijojmë federatën këtë vit”.

Në ditët në vijim këtij kampionati do t’i bashkohen ekipet e fëmijëve.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar