32-vjeçari, Shkëlzen Prifti, i cili pak ditë më parë përdhunoi një 15 vjeçare që e kishte njohur përmes facebookut është arrestuar pasditen e së hënës. Arrestimi i tij është bërë në doganën e Kapshticës në momentin kur Prifti po tentonte të kalonte kufirin për në Greqi. 

Ata janë takuar në plazhin e Divajës pak ditë më parë , ku 32 vjeçari, Shkëlzen Prifti e ka përdhunuar. 

Vajza ka bërë denoncimin në policinë e Lushnjës me datë 19 maj dhe policia shpalli në kërkim Shkëlzen Priftin.

Ky i fundit është arrestuar pasditen e 23 majit në Kapshticë. Ai akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)