Divjakë, aksident me pasojë vdekjen, makina përplas 65-vjeçarin (Emri)

Divjakë, aksident me pasojë vdekjen, makina përplas 65-vjeçarin (Emri)

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në fshatin Mërtish të Divjakës, ku një makinë tip “Benz” ka aksidentuar një 65-vjeçar. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri u transportua në spital, në gjendje të rëndë për jetën, ku mësohet se ka ndërruar jetë. Shyqyri Toshkollari, është personi që humbi jetën në këtë aksident. 

Njoftimi i plotë:

Në datën 05.07.2018, rreth orës 13:10, në fshatin Mërtish, Divjakë, një mjet tip "Benz" ka aksidentuar shtetasin Sh.T, 65 vjeç, banues në Mërtish, Lushnje.

Drejtuesi i mjetit pasi ka përplasur këmbësorin është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi Sh.T ndodhet në Spitalin e qytetit Lushnje në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit