DIVJAKË- Banesa e një 67-vjeçari në fshatin Sopëz të Divjakës ka rënë pre e vjedhjes në orët të mëngjesit të kësaj të diele.
Burime zyrtare bëjnë me dije persona të paidentifikuar kanë arritur që të marrin në banesën e 67-vjeçarit N.P mjetin tip “Benz", një armë gjahu teke të cilën e kishte me leje dhe dy telefona celularë.
Policia ka nisur hetimet, ku po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sopëz, dyshohet se persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetasit N.P, 67 vjeç, ku i kanë marrë automjetin tip “Benz", një armë gjahu teke të cilën e kishte me leje dhe dy telefona celularë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.