Duket se ky fundvit nuk do të jetë dhe aq i mbarë për Katy Perry-n dhe bashkëshortin e saj Russell Brand. Pas 14 muajsh martese çifti ka vendosur të divorcohet. “ Për fat të keq unë dhe Katy jemi duke i dhënë fund martesës sonë. Megjithatë unë do t’a adhuroj gjithmonë atë dhe e di që do të jemi miq të mirë”- u shpreh Russell Brand.Ndërkohë që këngëtarja ende nuk është prononcuar për mediat. Vetëm para pak javësh si Brand ashtu edhe Perry ishin shprehur se martesa e tyre ishte e lumtur dhe pa probleme.