Pas publikimit të faksimiles së kërkesës për divorc, vetëm pak ditë pasi konfirmuan zyrtarisht permes avokatit të tyre se do të ndahen Russell Brand ka pranuar kushtet e vendusura nga ish-gruaja e tij, këngëtarja Katy Perry. Pasi ka paraqitur një kërkesë formale në gjykatë, çifti ka vendosur të ndjekë secili rrugët e tyre. Mësohet se në fundjavë Russell ka vendosur të largohet nga vila, ku ai ka jetuar me Katy Perry, duke i lënë shtëpinë artistes. Edhe pse nuk dihet nëse shtëpia do të mbetet në bashkëpronësi, vlera e saj prej 6.5 milionë dollarësh mbetet për t’u diskutuar në gjykatë, edhe pse me këtë largim, duket sikur Russell ka hequr dorë nga pronësia.