Divorcohet aktori Martin Lawrence

Divorcohet aktori Martin Lawrence
Aktori i mirënjohur i komedive Martin Lawrence ka filluar proçedurat për t’u ndarë nga e shoqja Shamicka. Çifti i cili është korurëzuar në martesë në vitin 2010 pas 15 vjet lidhje, kanë së bashku dy vajza 11 dhe 9 vjeç. Lajmi për ndarjen e tyre është bërë i ditur nga vetë aktori një javë më parë. “Martin dhe Shamicka Lawrence kanë vendosur të divorcohen. Çifti e ka marrë me konsensus këtë vendim. Do të vazhdojnë të respektojnë njëri-tjetrin dhe të rrisin vajzat”, - u tha në një komunikatë. Përveç bashkëshortes së tij aktuale, Lawrence ka qenë i martuar edhe me ish-Miss Virginia Patricia Southall me të cilën ka një vajzë.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot