Dixhitalizimi i AKBN-së, Dervishi:
Janë evidentuar shumë shkelje

Dixhitalizimi i AKBN-së, Dervishi:<br />Janë evidentuar shumë shkelje
TIRANË - Dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve të Autoritetit kombëtarë të Burimeve Njerëzore ka qenë kryefjala e konferencës për mediat të kreut të këtij institucioni, Dael Dervishi.

Dervishi tha se janë evidentuar shkelie dhe marrdhënie abuzive në ushtrimin e autoritetit të monitorimit. Për këtë arsye si dhe për të kursyer kohe e ulur mundësinë e korrupsionit do të bëhet i mundur dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve të AKBN-së .

Sipas Dervishit, dixhitalizimi është pozitiv jo vetëm për institucionin që ai drejton , por edhe për të gjitha kompanitë në vend të cilat ushtrojnë aktivitetin në fushën energjetike.  

“Marrëdhënie abuzive në ushtrimin e autoritetit të monitorimit. Synojmë ta distancojmë punonjësin e AKBN nga çdo autoritet vëzhgues. Ka pasur marrëveshje abuzive në AKBN
Do të bashkëpunojmë dhe krijojmë lidhje me institucionet me të cilët ne jemi përgjegjës për ti monitoruar.  Të gjitha ankesat mund të dërgohen në faqen tonë të internetit, ne synojmë dixhitalizimin e plotë të të gjithë AKBN. Kjo do jetë pozitive si për vetë këtë institucion por edhe për të gjitha kompanitë të cilat ushtrojnë aktivitetin në fushën energjetike në vendin tonë.
Çdo kompani do të ketë aksesin e vet online, ku do gjejnë gjithçka e do marrin të gjitha përgjigjet aty. Koncesionet minerare, hidrokarburet dhe të gjithë sektorët e energjisë do të jenë të përfshirë në sistemin e dixhitalizimit
”, - tha Dervishi.
 
Më tej, Dervishi tha se roli i Autoritetit Kombëtarë të Burimeve Njerëzore është monitorimi i të gjitha kompanive, të cilat nxjerrin naftë në vendin tonë. Ai tha se raportet e fundit të audidit kanë evidentuar një numër shumë më të madh shkeljesh, kjo sipas tij nuk është për tu mburrur, por një fakt që efiçenca e këtyre kompanive është përmirësuar.

Roli jonë është monitorimi i të gjitha kompanive që nxjerrin naftë. Raportet tona të audidit të viteve të fundit kanë një ndryshim shumë të madh në krahasim me raportet e viteve të kaluara. Vlerat e shkeljeve që ne kemi evidentuar është dhjetra herë më e lartë se ajo që nxirrte ky institucion më parë. Kjo ka sjellë një përmirësim të efiçencës së këtyre kompanive.
Masat që merr AKBN-ja konsistojnë në mosnjohjen e kostove çka do të thotë se kompania është e detyruar që të mos e llogarisë shumën e këtyre kostove në të ardhurat e saj vjetore
”, - tha në përfundim të fjalës së tij Dervishi.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median