TIRANË - Operatorët televizivë lokalë kanë kundërshtuar tarifën që TVSH u kërkon për t’u mundësuar transmetim dixhital. Pas kalimit të detyrueshëm në platformën numerike për efekt të fikjes së transmetimeve analoge që përdoren sot, të gjithë televizionet vendore do të transmetojnë duke përdorur rrjetin dixhital që po ndërton TVSH.
Por qiraja mujore që ka vendosur TVSH, sipas të gjithë operatorëve është tejet e kripur, duke i rrezikuar mbijetesën. Tarifa bazë për të transmetuar në një qark të vetëm llogaritet nga TVSH 1073 euro. Por për rajonin Tiranë-Durrës televizionet duhet të paguajnë dyfishin e kësaj shume.
Shifra bëhet stratosferike, nëse tentohet të kalohet sinjali në rang republike
Qëndrimin kundër tarifave te vendosura nga TVSH, operatorët televizivë ia bënë të qartë autoritetit të mediave audiovizve dhe drejtorit teknik të TVSH-së të cilët u paraqitën këto shifra.
Fatura e kripur justifikohet nga kredia e madhe për këtë investim nga TVSH që në fakt ka pranuar të ndërtojë infrastrukturën dixhitale me çmimet shumë më të larta se ato reale të tregut. Një shpërdorim fondesh publike, që tani TVSH përpiqet ta shkarkojë mbi kurrizin e operatoreve televizivë vendore duke rënduar tejmase vlerën e qirasë mujore për ritransmetimin e sinjalit.
Megjithatë drejtori i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gent Sala ka siguruar operatorët që nga ana e shtetit mund të ketë ndonjë formë subvencioni një-vjeçar për të mbështetur operatorët.
"
Është menduar që dhe shteti, qeveria, mesa na kanë thënë pa e bërë faktike por që do të ndihmojnë për një vit kjo kam përshtypjen për këto kosto që shkojnë dëm llogaritet", - u shpreh kreu i AMA-s.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 2445
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion
16 Janar, 22:52
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45