Dixhitalizimi/ Vendimmarrja e AMA
bllokuar operatorët drejt gjykatës

Dixhitalizimi/ Vendimmarrja e AMA<br />bllokuar operatorët drejt gjykatës
TIRANË - Mosdhënia e licencave kombëtare të transmetimit audioviziv nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, pritet t’i shtyjë operatorët, të cilët kanë aplikuar për të përfituar licencën, që t’i drejtohen gjykatës. Vendimmarrja e AMA-s është në ngërç prej më shumë se një viti, situatë kjo e cila ka bllokuar funksionimin e këtij institucioni. Procesi i dixhitalizimit ka shkelur çdo afat të mundshëm ligjor, vonesa këto të karakterit si teknik e infrastrukturor ashtu edhe administrativ, ndërsa nga ana tjetër AMA ende s’ka bërë të mundur licencimin e operatorëve që do të përfitojnë licencat e transmetimit numerik. Në këto kushte, shoqëritë e interesuara dhe që përmbushin kriteret ligjore, do t’i drejtohen gjykatës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit funksional të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Ankesa
Një prej çështjeve që vazhdon të zvarritet është dhënia e licencave të transmetimeve numerike për operatorët “Top Channel”, “Tv Klan”, “Digitalb” dhe “Supersport”, pavarësisht se këta të fundit kanë aplikuar në përputhje me ligjin për “Mediat Audiovizive”. Ligji në fjalë, i miratuar nga Kuvendi në mars të vitit 2013-ë, parashikonte që kalimi i transmetimeve nga analoge në numerike, të bëhej në qershor të vitit 2015-ë. Dukshëm në tejkalim të këtij afati për transmetimet numerike, por nga ana tjetër, AMA ende s’ka miratuar dhënien e licencave kombëtare për operatorët për shkak të përplasjeve. Një vonesë kjo e pajustifikuar që komplikon në tërësinë e tij procesin e dixhitalizimit. Për këto arsye, shoqëritë “Top Channel”, “Tv Klan”, “Digitalb” dhe “Supersport” do t’i drejtohen gjykatës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar në AMA, me qëllim marrjen e licencave të transmetimit numerik.
 
Bllokimi
Autoriteti i Mediave Audiovizive vendosi tre ditë më parë mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest, pasi nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licencave, pra pesë vota. Bazuar në nenin 19, pika 1/b të ligjit 97/2013, ku AMA lëshon dhe heq licencat me shumicë të cilësuar. Kjo situatë erdhi si rrjedhojë e qëndrimeve refuzuese një disa anëtarëve të AMA-s. Kësisoj, dy prej anëtarëve, përkatësisht Sami Nezaj, zëvendëskryetar dhe Suela Musta, anëtare, vendosën rrëzimin e aplikimeve të subjekteve, pasi bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, licencimi sipas procedurës “Beauty Contest” kryhet për një periudhë tranzicioni, periudhë e cila është e përcaktuar në nenin 136 të ligjit 97/2013. Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike ishte data 17 qershor 2015. Ky afat ishte vendosur nga Bashkimi Europian dhe AMA ka dështuar ta përmbushë atë, duke futur në ngërç këtë proces të rëndësishëm. Ndërkaq, pamundësia e AMA-s për t’i dhënë zgjidhje situatës është e kushtëzuar nga vetë numrat e saj, kuptohet të ndikueshëm edhe politikisht nga aktorë të ndryshëm për interesa po të ndryshme.  
 
Luçiano Boçi: S’e kemi bllokuar AMA-n, gara të hapet për të gjithë
Partia Demokratike hedh poshtë akuzat që e lidhin atë me ngërçin që po kalon procesi i dixhitalizimit. Një ditë pasi AMA nuk mundi të miratojë për shkak të mungesës së kuorumit, propozimin për dixhitalizimin e licencave sipas procedurës “Beauty Contest”, për transmetimin audioviziv, demokratët thonë se opozita nuk e bllokoi këtë proces.

Deputeti Luçiano Boçi tha se “Beauty Contest” ishte një dispozitë kalimtare në 2013 dhe nuk ka fuqi vepruese tani. Sipas tij, gara duhet të hapet në bazë të ligjit për mediat audiovizive. “Nuk ka bllokim nga përfaqësuesit e PD­së për Beauty Contest. Beauty Contest ishte privilegj i përkohshëm që i njihej televizioneve kombëtare në një periudhë tre mujore nga hyrja në fuqi e ligjit për tu aplikuar. Ajo fazë kaloi. Ligji është nga 2013­2016 është një afat 3 vjeçar jo më 3 mujor. Nuk ka pas preferenca ose qëndrime preferenciale kundërshtuese të përfaqësuesve të PD për X televizion apo Y televizion”, tha ai.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit