Dixhitalizimi, zbardhet një tjetër
kontratë e dyshimtë e RTSH-së

Dixhitalizimi, zbardhet një tjetër<br />kontratë e dyshimtë e RTSH-së
TIRANE- Kostot fillestare prej 21.5 milionë euro të kontratës së dixhitalizimit të transmetimeve dixhitale të RTSH, rrezikojnë të rriten për të shkuar mbi 30 milionë euro. Radio Televizioni Shqiptar ka vendosur t’i bashkëngjisë kontratës me kompaninë fituese“Rohde & Schwarz”, një tjetër kontratë, ku përfshihet ristrukturimi i 11 pikave të transmetimit, me kosto prej 1 milionë eurosh. Përmes një shkrese që mban datën 2 dhjetor, drejtori teknik i RTSH kërkon hapjen e një procedure kontraktimi pa tender në favor të “Rohde & Schwarz”, për ribërjen e 11 pikave ekzistuese të shpërndarjes së sinjalit të RTSH-së.

Dyshimet
Kërkesa e RTSH për ristrukturimin e pikave në fjalë është krejt e pajustifikuar, duke qenë se në kontratën fillestare të firmosur nga Ministria dhe “Rohde & Schwarz”, specifikohet se këto 11 pika disponojnë infrastrukturën e duhur dhe kullat e përshtatshme për të montuar aty antenat dixhitale.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim