"Dixhitalizmi i licencave televizive”
Luçiano Boçi: Hapni garën sipas ligjit

Luçiano Boçi: Hapni garën sipas ligjit">
Një ditë pasi AMA nuk mundi të miratojë për shkak të mungesës së kuorumit, propozimin për dixhitalizimin e licencave sipas procedurës “Beauty Contest", për transmetimin audioviziv, demokratët thonë se opozita nuk e bllokoi këtë proces. Deputeti Luciano Boci tha se “Beauty Contest” ishte një dispozitë kalimtare në 2013 dhe nuk ka fuqi vepruese tani. Sipas tij, gara duhet të hapet në bazë të ligjit për mediat audiovizive.

 Në një intervistë për ReportTv deputeti Luçiano Boçi sqaron se procedura “Beauty Contest” ishte një dispozitë kalimtare që mund të aplikohej tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, nga prilli i viti 2013.
 
Sipas tij përfaqësuesit e së djathtës në AMA kanë kundërshtuar procedurën ligjore që u propozua për celjen e kësaj gare dhe nuk e lidhin qëndrimin e tyre me asnjë operator konkret televiziv.

Nuk ka bllokim nga përfaqësuesit e PD-së për Beauty Contest.  Beauty Contest ishte privilegj i përkohshëm që i njihej televizioneve kombëtare në një periudhë tre mujore nga hyrja në fuqi e ligjit për tu aplikuar. Ajo fazë kaloi. Ligji është nga 2013-2016 është një afat 3 vjeçar jo më 3 mujor. Nuk ka pas preferenca ose qëndrime preferenciale kundërshtuese të përfaqësuesve të PD për X televizion apo Ypsilon televizion” tha ai.

Gara duhet të jetë e hapur në përputhje me ligjin në fuqi, përkatësisht në nenet 70 dhe 71 të tij që parashikon kriteret e TV që duhet të futen në këtë garë duke pasur parasysh planin e përdorimit të frekuencave, si dhe duke marrë në konsideratë ekzistencën e frekuencave të lira për transmetimet numerike.

Ligji duhet të zbatojë përcaktimet në nenet 70 dhe 71 për hapjen e garës për marjen e këtyre licensave. Gara është e hapur për të gjithë operatorët që kanë dëshirë të kenë frekuencë të tillë” u shpreh Boçi.

Një ditë më parë në mbledhjen e AMA-s aplikimet e televizioneve u rrëzuan pasi dy anëtarët Sami Neza dhe Suela Musta votuan kundër këtij propozimi duke bërë që mos të plotësohej kuorumi i duhur për miratim.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)





 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois