Djajtë e kuq kualifikohen, por me
kosto, Ibra dëmtohet rëndë

Djajtë e kuq kualifikohen, por me<br />kosto, Ibra dëmtohet rëndë
Manchester United ka arritur të kualifikohet mbrëmë për në gjysmëfinalet e Evropa League. Djajtë e kuq mposhtën skuadrën e Anderlechtit me rezultatin 2-1, pas minutave shtesë.
 
Kualifikimi i anglezëve mbrëmë ka sjellë dhe një kosto të lartë për ekipin e Jose Mourinhos, pasi dy futbollistë kanë mbetur të dëmtuar.
 
Në minutën e 24 është dëmtuar mbrojtësi Marcos Rojo, i cili la dhe fushën e lojës, ndërsa ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave. Ai ishte kthyer në një titullar fiks, në qendër të mbrojtjes së Manchesterit, në muajt e fundit.
 
Më pas, dëmtimi më serioz dhe më shqetësues për anglezët është dëmtimi i sulmuesit kryesor të ekipit, Zlatan Ibrahimoviç. Ai u dëmtua gjithashtu në gju, gjatë rënies nga një kërcim dhe la fushën e lojës. Analizat e para tregojnë për një dëmtim serioz të Ibrës, që pritet ta mbajë atë, rreth tetë muaj jashtë fushave të futbollit.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)