Djali i Azemit sulmon kandidatët e
FRPD, Kiri Hajdari: Etje për pushtet 

Djali i Azemit sulmon kandidatët e<br />FRPD, Kiri Hajdari: Etje për pushtet 
Kiri Hajdari, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, djali i liderit të Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, Azem Hajdari, sulmon kandidatët për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në një vlerësim të garës zgjedhore, teksa janë zhvilluar 6 Konventa, Hajdari shprehet 3 kandidatët e mbetur në garë kanë si synim vetëm protagonizmin e tyre dhe etjen për pushtet.

 
“Prej ditësh duke ndjekur garën kreun e FRPD, jam në dilemën për të kuptuar se, është garë vetëm për të fituar sa më parë postin apo besimin se forumi duhet të ngrejë frymën e fitores së demokrateve.

Jam skeptik, më janë rritur dyshimet, por zgjedh ende të mos dal në një përfundim, por kam keqardhje të madhe, etjen për pushtet dhe për protagonizëm nga kandidatët”, shkruan ai në Facebook.

Sipas tij, me këtë frymë asnjë prej fituesve të zgjedhjeve nuk do të përfaqësojë të gjithë të rinjtë demokratë. “Ky model duhet të zbutet e të ndryshojë sa më shpejt, sepse në të kundërt asnjë fitues ose fituese pas votimeve nuk do të përfaqësojë e të ketë mbështetjen e të rinjve.

Atëherë do të ketë vetëm një emër por jo kauzë e frymëzim për të rinjtë e FRPD”, thekson më tej ai.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre