Djali i Bidenit në telashe, hakerat i vjedhin të dhënat personale, nxjerrin videon ku supozojnë se ai është duke marrë drogë

Presidenti i Shteteve të Bashkuar po kalon kohë të vështira lidhur me ngjarjen më të fundit që i kanë ndodhur djalit të tij, Hunter Biden, për shkak sepse është sulmuar nga hakerat, të cilët i kanë cënuar të dhënat personale.

Llogaria e Hunter në “iCloud”, dyshohet se është hakuar nga forumi online “4Chan” gjatë fundjavës, duke publikuar disa përmbajtje të papërshtatshme dhe të supozuara se i përkasin atij .

Përmbajtja që supozohet se i përkiste djalit të presidentit amerikan zbuloi tekste, foto dhe video, duke përfshirë imazhe të drogës dhe aktiviteteve seksuale.

Gjithashtu, u pretendua se Hunter Biden e kishte regjistruar në telefon babanë e tij me emrin "Pedo Peter".

Ndërkohë, Shërbimi Sekret Amerikan tha të hënën se ata janë "të vetëdijshëm" për hakimin.

"Për momentin ne nuk jemi në gjendje të bëjmë komente publike për veprimet e mundshme hetimore, por mund t'ju siguroj se Shërbimi Sekret së bashku me partnerët e tjerë të zbatimit të ligjit janë në dijeni të postimeve dhe pretendimeve në mediat sociale që i referohen zotit Biden.”, tha Zëdhënësi tha Anthony Guglielmi në një deklaratë.

Të dhënat u bënë virale në “4chan”, ku një përdorues pretendoi se kishte hakuar kopjen rezervë të iCloud të Hunter Biden dhe më pas përdori një mjet që lejon përdoruesit të rikuperojnë skedarët nga faqja e rezervimit të cloud të Apple.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë