Djali i çiftit Jazxhi tentoi të
vetëvritet me pistoletën e të atit

Djali i çiftit Jazxhi tentoi të<br />vetëvritet me pistoletën e të atit
TIRANE - Në familjen Jazxhi, në zonën e njohur si blloku i banesave “Vasil Shanto" në Tiranë ka pllakosur zia. Ata kanë hapur dyert e mortit për ti dhënë lamtumirën e fundit Admir dhe Dallëndyshe Jazxhi, që humbën jetën pasditen e së hënës, ku 51-vjeçari vrau bashëshorten e tij me plumb në kokë dhe më pas qëlloi edhe veten.

Pas kësaj tragjedie djali 20-vjeçar i çiftit Jazxhi ka tentuar të vrasë veten. Familjarët tregojnë se paraditen e së hënës, në momentin që çifti ka nisur debatet, 51-vjeçari Admir Jazxhi i ka dhënë djalit të tij 500 lekë dhe i ka kërkuar që të shkonte të pinte kafe me shokët. 20-vjeçari ka dalë nga shtëpia për tu ulur në lokalin përballë, por ka dëgjuar krismat e pistoletës dhe është rikthyer në banesë.

Menjëherë djali ka hyrë në shtëpi dhe ka dhënë alarmin, ndërsa kishte vënë re se prindërit mbyteshin në pellgje gjaku, në korridorin e shtëpisë dhe në dhomën e tyre të ndenjes. Në ato momente 20-vjeçari ka marrë pistoletën në vendin e ngjarjes dhe më pas është futur në banjon e banesës. “Enea na tregoi se në momentin që ka gjetur të vdekur nënën dhe babain e tij, ka marrë armën dhe është mbyllur në banjon e shtëpisë. Aty ka tentuar që të vrasë veten. Por, na tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë për shkak të motrës së tij. I është dhimbsur e motra dhe ka mendur vetëm për atë, prandaj dhe nuk e ka bërë krimin e rëndë që mund ti merrte jetën” rrëfejnë familjarët e familjes Jazxhi. Të dy fëmijët e çiftit të bashkëshortëve janë të shokuar nga kjo tragjedi.

Vajza e tyre 22-vjeçare është në gjendje shoku. Ajo nuk ka arritur akoma ta besojë atë çfarë ka ndodhur. “Vajza është tek gjyshja e saj. Ajo ka mbetur e tronditur nga kjo tragjedi. Akoma nuk ka arritur që ta besojë atë çfarë ka ndodhur” tregojnë familjarët. Ndërsa motra e 51-vjeçarit Admir Jazxhi siç e do zakoni, qëndron në krye të mortit. Me lot në sy, nga kjo tragjedi që u ka ndodhur, ajo thotë se kjo ishte një fatkeqësi për familjen e tyre.

“Nuk shpëtoi asnjë. Vdiqën të dy. Fati i zi i atyre. Nuk mund të them më asgjë tjetër” shprehet ajo. Dallëndyshe dhe Edmir Jazxhi u përcollën dje nga të afërmit e tyre për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit u zhvillua pasdite pikërisht në banesën e tyre e cila dy ditë më parë ishte skenë e një tjetër krimi në familje. 

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq