Djali i njërit prej çifteve më të pasura në botën e futbollit dhe showbizit, David dhe Victoria Beckham-it ka nisur punën si barist.


David Beckham i cili edhe pse një miliarder, ka vendosur t’i mësojë djalit të tij Brooklyn Beckham vlerën e parasë dhe punën me djersë, përmes punës si barist në një lokal të Londrës.

david beckham


Djali më i madh i David dhe Victoria Beckham tashmë  do të punojë çdo të shtunë në kafene, por për shkak të moshës së tij të vogël ai nuk mund të punojë më shumë se shtatë orë në fundjavë.


Një anëtar i stafit të Beckham konfirmoi këtë lajm duke theksuar se futbollisti i famshëm nuk dëshiron që djali i tij të llastohet duke jetuar në pasuri dhe duke mos njohur jetën reale.