Djali i Edi Ramës, Gregori
mbështet babanë: Sali largohu

Djali i Edi Ramës, Gregori<br />mbështet babanë: Sali largohu
TIRANE - Vetëm dy javë para zgjedhjeve, djali i Edi Ramës, Gregor Rama ka vendosur të përfshihet në fushatë. Eshtë hera e parë, që i riu, i biri i kryetarit të Partisë Socialiste bëhet pjesë e opozitës me thirrje politike. Me një status në Facebook ai i ka kërkuar kryeministrit Sali Berisha, kundërshtarit kryesor të babait të tij, të largohet.

Në një postim të gjatë, me fjalët e një adoleshenti dhe tone jo të ashpra të politikanëve Gregori i rendit kryeministrit Berisha edhe arsyet se pse të rinjtë në moshën e tij kërkojnë ndryshimin e një faqeje historie. “Kam filluar të dyshoj që shqiptarët do i krijojnë mundësinë kryeministrit aktual për tu rikonfirmuar kryeministër.

Me gjithë respektin për kryeministrin aktual, një njeri, i cili i ka kushtuar jetën e tij politikës, mendoj që ka ardhur momenti për të kthyer faqen. Të provuam. Nuk na solle ndonjë gjë të re. Fryma e vjetër e heqjes së dritave, e mungesës së ujit, e lidhjeve miqësore për tu punësuar apo e tifozërisë partiake për të kap vendin e punës, e ka mbajtur Shqipërinë të burgosur mbrapa hekurave, të cilat na largojnë çdo ditë e më shumë nga ëndrra jonë për të marrë frymë lirisht”, shkruan djali i pretendentit kryesor për kryeministër të Shqipërisë.

Më tej, ai përmend edhe faktin se vetë kryeministri Berisha do të mundohet që të ruajë mandatin e tij si kreu i qeverisë, por këtë herë do ta ketë të vështirë pasi ai e ka humbur besimin e popullit. Kërkesën për largimin e tij nga pushteti, Gregori e lidhe me ëndrrat që duan të realizojnë të rinjtë në vendin e tyre, që sipas deri më tani kanë qenë penguar nga kryeministri.

“Të rinj, të cilëve u është shkatërruar jeta pa e kuptuar fare ata vetë prej mungesës së kushteve për t`u arsimuar dhe argëtuar, të cilët plaken që në djep, rriten të plakur dhe vdesin të plakur. Do bësh çmos për të mos humbur, por e ke humbur besimin e popullit. Ke humbur gjithçka e nuk ke fituar asgjë.

Prandaj largohu dhe meqë e mban veten për babaxhan, mos na pengo dhe ne të tjerëve të jetojmë jetën dhe të shfrytëzojmë Shqipërinë për të realizuar ëndrrat tona. Largohu!”, përfundon statusin në Facebook, djali i kryesocialistit, Edi Rama. Ndërkohë që në postimin e gjatë të tij nuk kishte asnjë fjalë, ku ai të kërkonte votimin nga shqiptarët për babain e tij për të ardhur në krye të qeverisë.

Gjithë fjalët ishin një apel për largimin e Berishës, po i hyrë akuzave politike, siç jemi mësuar të dëgjojmë gjatë kësaj fushate zgjedhore, por jo vetëm.

statusi i gregorit
















Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print 11.06.2013)
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur