Djali i Fahri Balliut në fushatë me
sloganin "Shqipëria po Ndryshon"

Djali i Fahri Balliut në fushatë me<br />sloganin 
Klevis Balliu, djali i Fahri Balliut, jo vetëm ka përçarë PD në Pogradec, por është një nga kandidatët më qesharakë që ka PD-ja.

Aq qesharak është, sa bën fushatë me parrullat e Sali Berishës të vitit 2009 dhe 2013.

Për të, “Shqipëria po ndryshon”, ndërkohë që Basha kërkon ta rrëzojë këtë Shqipëri dhe të ndërtojë një tjetër përmes Republikës së Re. Siç duket Klevisi ende s'e ka marrë vesh që parrulla e PD nuk është më ajo e para 8 viteve. 
klevis balliu
(Djali i Fahri Balliut gjatë takimit në Devoll, në sfond slogani i 2009, Shqipëria po ndryshon)

Në Qarkun e Korçës ndërkohë situata në Partinë Demokratike duket të jetë shumë kritike, pas listës së shpallur nga Luzim Basha personalisht, disa ditë më parë.

Në qytetin e Korçës ka një përplasje të fortë.

Kreu i PD të këtij qyteti është në zonën humbëse.

Përpara tij qëndrojnë njerëz pa asnjë meritë dhe kontribut politik.

Ashtu si Korça e Pogradeci, paraqitet gjendja edhe në Devoll, ku Lulzim Basha ka vendosur në krye të fushatës dhe si përfaqësues të tyre në listat fituese Hekuran Hoxhallin, ish-kreun e PD të kësaj dege, ish-drejtori i INUK i akuzuar për korrusion dhe i shkarkuar me ceremni nga Sali Berisha.

Në Devoll e dinë mjaft mirë se kush është Hekuran Hoxhalli, i cili në 2013 rrëmbeu flamurin e Rilindjes, duke tentuar t’i shkaktonte një humbje të thellë.

Ai u bashkua me socialistët, më pas mbështeti Lulzim Bashën në garën për kryetar dhe së fundi i shpërblye prej tij me një mandat deputeti, raporton Citynews.

Të gjitha këto, demokratët e Devollit dhe banorët i dinë mjaft mire, se cili është turpi që mund t’i përfaqësojë dhe strukturat e PD po kalojnë një kaos të vërtetë.

Gjysma e Kryesisë nuk shkon në takimet zyrtare dhe ka braktisur kandidatët.

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe drejtuesisht janë tërhequr, duke deklaruar se nuk e mbështesin Hekuran Hoxhallin.

Së bashku me ta janë edhe ish-drejtues të degës, kreytarët e komunave, si dhe dhjetëra militantë, të cilët e shohin kandidatin e Bashës si njeriun e Edi Ramës dhe Niko Peleshit në listat e PD.

Kështu, pas Korçës e Pogradecit, PD është në situatë kritike edhe në Devoll.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Klevis Balliu, u bë protagonist qesharak në media kur menjëherë pas kandidimit të tij nga Basha, shpërndau një njoftim për mediat me plot gabime drejtshkrimore.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024