Djali i Fahriut kundër Bashës:
PD humbi në zgjedhje të lira

Djali i Fahriut kundër Bashës:<br />PD humbi në zgjedhje të lira
Klevis Balliu, deputeti më i ri i PD-së që fitoi mandatin e tij 4-vjeçar për qarkun e Pogradecit, i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit.

Ai tha se Rama kishte folur disa herë për ‘dinastinë Balliu’, ndërsa deputeti shtoi se objektiv i tij ishte zgjidhja e problemeve të qytetarëve. Por ajo që tërhoqi vëmendjen nga intervista e Balliut në një televizion, ishte deklarata e tij kur tha se "PD humbi në 25 qershor në zgjedhje të lira dhe të ndershme". 

Mendoj se PD është pasuri kombëtare, ka qenë dhe do të mbetet. Kam dëgjuar shumë se gjatë këtyre zgjedhjeve humbi PD, apo Basha.

Unë do t'i quaja se kanë humbur në zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe jo në zgjedhje të vjedhura. Këto probleme kanë qenë, por jo në këtë masë.

Kur blihet vota në këtë industri, nuk humb asnjë parti. Marrëveshja me PD-PS pretendonte që zgjedhjet të ishin të lira dhe të ndershme. Por zgjedhjet u blenë
, tha Klevis Balliu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur